Ndërrimi i viteve përmes nostalgjisë! Koleksionisti Kozma Dashi rrëfen në ‘Esencë’ sesi festat merrnin ‘kuptim’ mes kartolinave

Njerëzimi krijon vetiu një lëvizje të ritmit të gjërave dhe jetës që ndryshon nga viti në vit edhe zakonet e të jetuarit. E njëjta gjë ndodh edhe me mënyrën sesi urojmë festojmë dhe si ndryshojmë traditat.

Kartolinat janë një formë e kujtesës së kohës po aq sa edhe e një urimi original, që dikur ishte e vetmja formë. Sot disi më e zbehur, por ende  ka njerëz që e ruajnë. Sot në studio me koleksionistin Kozma Dashi, i hodhëm një sy koleksionit të tij të rrallë dhe të shkuarës së kartolinave. Këto të fundit edhe një mënyrë për të ruajtur identitetin tonë kombëtar.

Ka një emocion që të fal letra dhe shkrimi me dorë, diçka e dedikuar dhe e veçantë, të cilën nuk e zëvendëson teknologjia.

Kartolina lindi si nevojë e një komunikimi të shpejtë dhe të lirë ,vitet e arta të kartolinave ishin 1890 dhe 1915.  Më tej koleksionisti Dashi na tregon se  për herë të parë në Finlandë në 2017-ën u lejua ekspozimi i kartolinave  Ky është koleksioni i  parë prezantuar nga Shqipëria në një kampionat europian. Rrallësia e saj i jep vlerë një kartoline e cila pavarësisht  një mesazhi në telefon, mbetet një prej mënyrave më të bukura dhe të ndjera të të uruarit.

Një tjetër moment që shënon festat dhe gëzimet është ushqimi. Gatimet të cilat përveç nostalgjisë së periudhave të caktuara, janë edhe ruajtja e traditës shqiptare dhe familjare.

Shumë gjëra kanë ndryshuar me kohën por jo fakti që bakllavaja është ëmbëlsira që nuk bie asnjëherë nga froni veçanërisht në mbyllje të vitit.

Në studio shefi Adrian Lika na tregoi për mënyrën sesi në raportin me tryezën e festave gjërat kanë ndryshuar por edhe disa të tjera  janë ruajtur si pjesë e traditës.

Një ndërthurje e traditës me modernen në tavolinë është këshilla e shefit, për të ndërthurur edhe shijet për shkak edhe brezave të ndryshëm në një tryezë.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump