Ndërrojnë jetë 3 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit në vend, 617 rezultojnë pozitiv me koronavirus

Ndërrojnë jetë 3 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit në vend, 617 rezultojnë pozitiv me koronavirus

Ndërrojnë jetë 3 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit në vend, 617 rezultojnë pozitiv me koronavirus, dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-67 vjeç, një qytetare nga Elbasani 75 vjeç. Ndërkohë nga 5482 testime, kanë rezultuar pozitiv 617 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Në gjithë vendin janë shëruar 284 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,465 që nga fillimi i epidemisë.Sakaq janë 5836 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

312 në Tiranë, 33 në Durrës, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 23 në Sarandë, 22 në Vlorë, 15 në Berat, 13 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 10 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, nga 7 qytetarë në Krujë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Pogradec, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Peqin, Devoll, Përmet, Vorë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Patos, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Dimal, Kolonjë, Dropull, Libohovë, Delvinë, Shijak, Mirditë, Tropojë, Kukës, Fushë Arrëz.

Statistika (30 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          617

Të shëruar në 24 orë       284

Të shtruar në spitale       90

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                 5482

Testime totale              1,478,636

Raste pozitive                 209,516

Raste të shëruara             200,465

Raste Aktive                        5,836

Humbje jete                         3,215

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2747

Fier                 670

Durrës             505

Shkodër          393

Vlorë                354

Elbasan           352

Berat               221

Lezhë              170

Gjirokastër     150

Korçë               107

Dibër                93

Kukës               74

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë