LONDËR- Charlie Watts, bateristi i Rolling Stones ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i tij Bernard Doherty, i cili tha se Watts vdiq në spital në Londër, i rrethuar nga familjarët e tij.
I lindur në Londër në 1941, Watts filloi të luante bateri në klubet ritmike të Londrës në fillim të viteve 1960, para se të binte dakord të bashkonte forcat me Brian Jones, Mick Jagger dhe Keith Richards në grupin e tyre të ri, The Rolling Stones, në janar 1963.
Ai do të qëndronte me grupin për mbi 60 vjet, duke u renditur pas Jagger dhe Richards si anëtari më jetëgjatë dhe kryesor i grupit. Një nga këngët klasike të Stones është cilësuar "Brown Sugar" dhe "Start Me Up".