Vdes 90-vjeçari me COVID! Sot 19 raste, vatra të reja në Lezhë, Kurbin e Petrelë! Sërish më shumë të shëruar se të infektuarit aktivë!

TIRANË - Shkon në 25 numri total i viktimave me COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital një 90 vjeçar nga Fieri i infektuar me koronavirus, i cili kishte sëmundje bashkëshoqëruese, diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Ai ndodhej prej 11 ditësh i intubuar në Spitalin Infektiv.

Ndërkohë, 19 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga 252 teste të kryera tek personat e dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.

"Edhe pse sot janë 19 raste të reja, pavarësisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qëndrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar", tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

11 në Tiranë, 1 në Krujë, 1 në Korcë, 1 në Elbasan dhe 5 raste të reja në Kukës, njëri prej të cilëve është personel shëndetësor

Në total deri më tani në Shqipëri janë kryer 4558 teste, ku 494 kanë rezultuar pozitiv. 

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Një numër ky më i lartë se numri i rasteve aktive me COVID, që është 218.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë           238 raste
- Durrës           42 raste
- Lushnje         6 raste
- Elbasan        16 raste
- Fier               32 raste
- Kavajë           8 raste
- Rrogozhinë   4 raste
- Korçë            18 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër        71 raste
- Lezhë            14 raste
- Berat             2 rast
- Has               13 raste
- Krujë             7 raste
-Tropojë           4 raste
- Pukë              5 raste
- Mirditë           3 raste
- Kukës            6 raste

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha Rakacolli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
Vdes një i moshuar te 'Shefqet Ndroqi', ministria: Nuk ishte me COVID

Një i moshuar 82-vjeç nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i moshuari ishte sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19.  "I moshuari ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare" thotë ministria.

Ora 15:23
Dy vatra të reja me koronavirus në Lezhë dhe Kurbin, 3 të infektuar

Pas 10 ditësh qetësi në qarkun e Lezhës konfirmohen 3 raste të reja të infektuarish me COVID-19. Përveç Lezhës dhe Mirditës hartës së qarkut të Lezhës i shtohet edhe Kurbini me dy të infektuar, njeri prej të cilëve 24-vjeç, ndërsa rasti i tretë është shënuar në Lezhë. 24-vjeçari nga Kurbini është shtruar te spitali 'Shefqet Ndroqi' ose njohur ndryshe si COVID 2. Përgjigjja e analizave për 3 të prekurit ka shkuar mesditën e sotme në Lezhë, sipas burimeve nga spitali rajonal. Të prekurit nuk kanë lidhje me të infektuarit e mëparshëm.

Ora 13:15
Vatër e re infeksioni në Tiranë, 5 familjarë pozitivë me COVID-19 në Petrelë

1585999063_infektivi1.jpg

Në Tiranë shtohet një vatër e re infeksioni në Petrelë. Nga 11 rastet e konfirmuar ditës e sotme pozitive nga Ministria e Shëndetësisë, bën pjesë edhe Petrla me 5 raste të identifikuara pozitive me COVID-19. Të gjithë të prekurit janë pjesë e një trungu familjar.

Aktualisht Tiranë është qyteti më i prekur nga koronavirusi me 238 raste pozitive

Ora 12:51
E infektuara me COVID-19 në Fushë-Krujë me sëmundje bashkëshoqëruese, punonte në fasoneri

Një rast i ri me koronavirus iu shtua sot Fushë Krujës ku burimet bëjnë me dije se është një grua 52-vjeçare banore e lagjes Adem Gjeli. Gruaja mësohet se vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa punonte në një fasoneri, por prej një muaji ka qenë e pa punë.

Ende nuk dihet nga ka ardhur infektimi, por deri në këto momente janë vërë 10 tampon në qytetin e Krujës, ndërsa vijon puna për gjurmimin e rasteve të reja. Ndërkohë epidemiologët e shëndetit publik në Krujë e përjashtojnë mundësinë që zonja të ketë infektuar të tjerë në fasoneri, pasi prej një muaji nuk shkonte.

Ora 11:51
Rasti i ri me COVID-19 në Elbasan, bashkëshorti i 52-vjeçares që punonte në bankë

Nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmua sot një tjetër rast me COVID-19 në Elbasan, i cili sipas burimeve është bashkëshorti i 52-vjeçares, e cila punonte në një bankë të nivelit të dytë dhe që është konfirmuar më herët pozitive. Personi në fjalë është testuar edhe më parë, por ka dalë negativ, ndërsa kështu nuk ka ndodhur herën e fundit.

Ora 11:43
Sa është numri i personelit shëndetësor të prekur nga COVID?! Rakacolli: Vaksinimi vijon normalisht (VIDEO)

Numri i personelit shëndetësor të prekur me COVID-19 në Shqipëri është 52. Ndër ta, 36 janë  të shëruar. Ndërkohë, nga 16 të infektuarit aktivë vetëm një është i shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë, tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Ajo tha se nuk ka moshë të re në terapi intensive.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha ndër të tjera se vaksinimi vazhdon të bëhet normalisht në Shqipëri, ashtu si dhe kujdesi shëndetësor edhe për sëmundje të tjera në popullsisë.

Ora 11:22
Korça regjistron një 60-vjeçare të prekur me COVID-19

Pas shumë ditësh kur qyteti i Korçës nuk regjistronte persona të prekur me COVID-19 sot ka regjistruar një 60-vjeçare e cila më herët ka dalë pozitive. 60-vjeçarja ka qenë kontakt i një prej rasteve i cili më herët rezultoi pozitiv i prekur nga COVID-19. Pas kontrollit të bërë 60-vjeçarja ka shfaqur simptoma të COVID- 19 dhe është në gjëndje të stabilizuar në spitalin e qytetit të Korçës. Në qytetin e Korçës janë bërë 19 testime për personat e dyshuar dhe vetëm 1 rast ka dalë pozitiv.

Ora 09:23
Infermieri në Kukës me COVID-19 infekton 4 familjarë dhe një kolege

Kukësi u shtua ditën e djeshme në hartë e të prekurve me COVID-19, ku një infermier rezultoi pozitiv. Sipas burimeve të Report Tv infermieri në Kukës ka infektuar edhe 4 familjarë dhe një koleg i tij, që rezultuan pozitiv me koronavirus.

Burimet konfirmojnë se ISHP ka kryer 58 tamponë nga të cilët 27 i janë bërë personelit mjekësor dhe pjesa tjetër janë familjarë dhe kontakte të tyre. Nga personeli mjekësor rezultoi vetëm një infermiere e urgjencës, ndërsa nga kontaktet vetëm 4 familjarë duke e çuar numrin e të prekurve në Kukës në 6 persona.

Bëhet e ditur se familjaret dhe infermieret janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma, të karantinuar në shtëpitë e tyre.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emini: 15/04/2020 12:30

    Ngushllime familjes.Ky nuk eshte ndonje informacjon me rendesi dhe i vlersueshem per puplikun shqiptare ,pse jo dhe ate nderkombetare mbi luften kunder koronoviruesit.Edhe sikur kjo moshe doti kishte rrezistuar epidemise ,nuk dote ishte ndonje sukses i madhe shkencore i mjekesise,me prejashtim te nje xhesi me shum human,pasi sic dihet kjo moshe karriskun metemadh te vdekjeve,jovetem per shkaqe epidemike, por dhe ndonje shkaku tjeter, qe slidhet fare me te.Vdekjet e kesaj moshe jane normale ne shoqeri,padashur te fuje sedren ecilido njeriu per te jetuar me gjate,por dhe jeta e njerut dhe cdo qenje dhoqerore biologjike ka nje limit kohor.Padyshim Mjekesia dhe e gjithe shoqerija duhet te beje perpjekje te vazhdueshem per parandalim epidemive tilla.Sigurisht per te gjithe grup moshat, pasi kjo pandemi nuk fale askerkende.Cfar gjene i rremben para si lumi qe del nga shtrati ne mynyre te papritur. Edhe kjo epidemi globale, keshtu erdhi dhe e gjeti boten te papregatitur ,me nje mjekesi te corganizuar,etepambeshtetur finoncjarisht,dhe nje mjedise urbane me ndotje me te lartet, ,jashte normeve dhe sandarteve te lejura per jetese e kushte nomale. Masat e mara nga qeverija.Lero e shtrengo te jene te mirkuptishem nga cildo, ata duhen rrespektuar jo thjesht si detyrim moral e human, por dhe ne sencin primar ligjore.Karantinimi vetizolues,distancimi sicjal ne mes njeritjeterin .Kusht per te mbrojtur vehteveten,familjen dhe te tjetet.Letaperballojme kete situate krize ne tejkalim e siper , ne sheje respekti nemes njeritjeterit.Te gjitheve na dhimbet jeta,te gjithe duhet jetojme. Amin!

    Përgjigju
    • inimE: 15/04/2020 15:35

      Fjalët e tua për sa realiste mund të jenë, prekin persona të cilët po përjetojnë me kto situata, kështu që më mirë hesht sesa të flasësh! E ke nisur komentin me cinizëm dhe e mbyll si filozof! Pfff!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja