Ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e tij në Romë, në moshën 96 vjeçare, regjisori Italian Franco Zeffirelli, një nga njerëzit më të mëdhenj të kulturës italiane dhe botërore.
“U shua ngadalë pas një sëmundje të gjatë”, shprehen familjarët e tij. Franco Zeffirelli, veç regjizor i gjithçkaje, ai ishte edhe skenograf, prozator dhe lirik i shquar.
Zeffirelli ishte në botën e spektaklit, një nga njerëzit e paktë që e njihnin atë nga themeli. Ai dinte se çfarë do të thoshte të bënte një spektakël dhe të përfshinte publikun në të.
Megjithëse ishte liberal dhe antikomunist ai punoi me Antonioni, De Sica, Rossellini dhe më pas në vitin 1949 me Visconti.Franco Zeffirelli gjithmonë kishte qëllime të larta. I pëlqenin “Tregimet e Mëdha”,“Dashuritë prelude”, çdo gjë romantike. Ai ishte një dashnor i klasikëve, një spectator, që kur ishte fëmijë, i ekspozitave historike dhe mbrëmjeve të operës dhe prozës.
Ai menjëherë ra në dashuri me artin dhe mori pjesë në luftën antifashiste në vitin 1943. Në kinema ai krijoi shekspirianin e shkëlqyer e spektakolar. "Nëse rusët flasin për “Luftën dhe Paqen, Italia duhet të mburret me suksesin e jashtëzakonshem të Jezusi i Nazaretit. /Përgatiti Ilir Çuçi
Zeffirelli i modh❤️
Përgjigju