Në 1 javë vaksinohen 1500 mjekë e infermierë në Shkodër, drejtoresha e kujdesit shëndetësor:  Së shpejti nisim me të moshuarit mbi 80 vjeç

Në Shkodër ka përfunduar procesi i vaksinimit të të gjithë personelit spitalor ndërkohë pritet që të mërkurën të përfundojë vaksinimi i personelit të qendrave shëndetësore. Drejtoresha e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Xheni Halili tha se në 8 ditë janë vaksinuar deri tani 1500 persona, personel mjekësor, infermier , staf mbështetës në vijën e parë të frontit që rrezikojnë përballjen me personat me COVID 19.

“Sot është dita e tetë e vaksinimit në Bashkinë Shkodër për të gjithë rajonin e Veriut. Janë vaksinuar deri ditën e djeshme 1500 persona, personel mjekësor, infermier , staf mbështetës në vijën e parë të frontit që rrezikojnë përballjen me personat me COVID 19. Ndërkohë janë kryer vaksinimet për stafet e spitaleve e të gjithë qendrat e spitaleve", tha Halili

Në një interviste për Report Tv, Xheni Halili shprehet se pas bluzave te bardha do jete radha e të moshuarve mbi 80 vjeç.

"Plani është që në vazhdimësi pasi të përfundojmë me qendrat shëndetësore të vazhdojmë me personat mbi 80 vjeç, listat e të cilave janë të gjitha gati. Ndërkohë nuk kemi akoma një plan në lidhje  për personat e tjerë të moshuar mbi 80 vjeç në rrethe të tjera të largëta si Mirdita ,Has e Bashkitë e tjera. Besoj se pas kësaj do vazhdojmë me personat mbi 70 vjeç  dhe më pas me kategoritë risk", tha Halili.

Qarku i Shkodrës ishte i dyti pas Tiranës qe nisi procesin e vaksinimit të personelit shëndetësor dhe të të moshuarve nëpër azile, ndërsa pritet të nisë vaksinimi në popullatë për moshën mbi 80 vjeç. Halili shprehet se për Shkodrën nuk janë në dispozicion vetëm 1500 vaksina, siç u raportua fillimisht, pasi çdo jave mbërrijnë doza të reja.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mira: 23/02/2021 21:46

    Kemi pare neper bote qe zyrtaret e kujdesit shendetesor jane te moshes 45 e lart. Ku dhe grate si te thuash e kane "mjekrren e thinjur". Sepse jane individe me ekspertize dhe eksperience te konsoliduar, grada shkencore, kerkim dhe botime shkencore. Kur shofim keto ne Shqiperi, te lyera e pispillosura per kafe para e pas interviste te merr frika. Ne cduar eshte populli!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave