Në 1 orë, tre persona bien nga lartësitë në vende të ndryshme! Në luftë për jetën në spital

Në 1 orë, tre persona bien nga lartësitë në vende të ndryshme! Në luftë për jetën në spital

Brenda 1 ore, 3 persona kanë rëndë nga lartësia në mënyrë aksidentale ndërsa janë duke luftuar për jetën në spital.

Një nga rastet ndodhi në Tiranë ku 20-vjeçarja I.K. ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50, në rrugën “Isuf Balta”. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Po ashtu një 49-vjeçar ka rënë nga lartësia në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:40, ku 49-vjeçari F. A., pasi duke punuar në një banesë në fshatin Xhafzotaj dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia. Edhe ai ndodhet në spital.

Në gjendje më të rëndë në spital ndodhet një 72-vjeçare, i cili ra aksidentalisht nga soleta. Ajo ishte në banesën e saj në Sarandë, kur ra nga soleta. E moshuara  R.L., është paraqitur për ndihmë mjekësore tek urgjenca e spitalit Sarandë rreth orës 10:28.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë