Në 10 muaj OSHEE ka blerë rreth 164 mln euro energji, rekordi në tetor, u importua 68 mln euro! Malaj dhe Civici për Report Tv: Të nxitet kursimi

Energjia po bëhet mall i vështirë për tu gjetur në treg, dhe tepër e kushtueshme për tu blerë. Si pasojë e prodhimit të ulët botëror këtë vit, çmimet për megavat në bursën Hungareze ka arritur në rekord. Vetëm në muajin tetor OSHEE ka blerë 68 milionë euro energji elektrike, për 6 ankande të hapura. Ndërkohë çmimi për megavat kapërceu shifrat e 300 eurove, madje ka pasur oferta mbi 590 euro për megavat.

Ish/ministri i Financave Arben Malaj, thotë se duhet stimuluar konsumatori për të kursyer dhe mos shpërdoruar energjinë elektrike.

"Ne duhet ta shikojmë këtë si një sfidë afatgjatë. Ne kemi propozuar që qeveria kujtdo që kursen energji ti kthej pas një pjesë të lekëve që të futet kultura e kursimit, me kursim maksimal, me eficencë maksimale, të dritave, të ujit, që do jenë sfida të së ardhmes por edhe të ushqimeve, sepse në Shqipëri për shkak të kulturë së trashëguar ne jemi shpërdorues në mënyrë të vetëdijshme qoftë të energjisë, qoftë të ujit dhe gjithçka tjetër”, thotë eksperti i ekonomisë Arben Malaj.

Nga janari në fund të tetorit të këtij viti OSHEE ka blerë rreth 164 milionë euro energji elektrike, nga rreth 85 milionë euro që ishte vlera e importit një vit më parë.

Për ekspertin e ekonomisë Adrian Civici jo vetëm që duhet të rritet eficienca në përdorimin e energjisë elektrike por edhe të rritet prodhimi i saj.

“Përveç përdorimit më të mirë dhe më eficent të energjisë elektrike duke filluar nga ulja e % së humbjeve në rrjet, deri tek përdorimi me eficencë më të lartë qoftë për konsum familjar, qoftë për bizneset, si dhe Diversifikimi i burimeve disa masa të tjera për të rritur prodhimin e energjisë jo thjesht Diversifikimi të saj”, shprehet eksperti i ekonomisë Adrian Civici.

Kriza globale energjetike pritet të kulmoj në vitin që vjen, ku pritet të çmimet të vijojnë rritjen. Për të përballuar këtë situatë në buxhetin e vitit që vjen janë përcaktuar 8 miliardë lekë për të blerë energji. Po ashtu qeveria është zotuar për të mbrojtur nga shtrenjtimi i mundshëm i çmimit bizneset e vogla dhe familjet.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja