Në 11 muaj të ardhurat janë rritur me 75 mld lekë, shpenzimet arritën në 490 mld lekë

Aktiviteti ekonomik vijon të rritet në këtë periudhë të fundit të vitit. Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave flasin për një rritje të të ardhurave me 75 miliardë lekë në raport me 11 mujorin e vitit 2020, madje janë tejkaluar edhe shifrat e vitit 2019.

Konkretisht nga janari deri në fund të muajit nëntor të këtij viti sipas Ministrisë së Financave janë mbledhur rreth 458 miliardë lekë, ndërkohë që në 2020 ishin mbledhur 382 miliardë lekë apo në 2019 që u mblodhën 421 miliardë lekë në 11 muaj.

Në mënyrë që të realizohet plani ambicioz i qeverisë për të mbledhur këtë vit 507.7 miliardë lekë brenda dhjetorit duhet të arkëtohen rreth 50 miliardë lekë.

Sipas tabelave të financave të ardhurat doganore arritën në vlerën e 172.4 miliardë lekëve, duke u rritur me 25.6% krahasuar me 11 mujorin 2020, por nga ana tjetër është tejkaluar edhe plani fillestar me 12.3%. 

Ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave doganore e ka pasur TVSH-ja në import nga e cila u mblodhën 116.8 miliardë lekë, dhe kryesisht ka ardhur si pasojë e rritjes së volumit të importit dhe e çmimeve të produkteve të ndryshme në tregun e huaj.

Ndërsa sa i takon të ardhurave tatimore u realizuan në masën 228 miliardë lekë ose 25.7 miliardë më shumë se 11-mujori i vitit të kaluar, si dhe 2.5 miliardë lekë më shumë se plani i 11-mujorit 2021. Sa i takon kësaj kategorie janë rritur me 5.9 miliardë lekë të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në krahasim me 2020, me 2.8 miliardë lekë janë shtuar fondet nga tatimi mbi të ardhurat personale në raport me vitin e kaluar, por të ardhurat nga ky zë rezultojnë 2.4% më pak se plani i 11-mujorit 2021. Rritje me 11.4 miliardë lekë është regjistruar edhe nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Sa i takon shpenzimeve ato janë realizuar në masën 490.1 miliardë lekë, duke u rritur me 7.6% krahasuar me vitin e kaluar. Deri në fund të nëntorit deficiti ishte 32.2 miliardë lekë, ose rreth 40.7 miliard lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë