Në 18 mars, takohet me Vuçiç-in në Ohër, Kurti: Shpresoj që Serbia të mos refuzojë përmbajtjen e marrëveshjes bazë

Në 18 mars, takohet me Vuçiç-in në Ohër, Kurti: Shpresoj që Serbia të mos refuzojë përmbajtjen e marrëveshjes bazë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një videoje të postuar në facebook-un e tij, ka folur mbi takimin që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke zbuluar se u ofrua për të firmosur marrëveshje me Serbinë por ishte Vuçiç ai që e refuzoi diçka të tillë.

Kurti tha se javën tjetër, do të ketë një tjetër takim me Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se shpresonte që serbët të poajtohen të paktën me përmbajtjen e marrëveshjes së propozuar nga BE. Përmbajtja e kësaj marrëveshje, sipas Kurtit çon në njohjen reciproke mes dy vendeve. 

“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin. Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si copa qendrore e marrëveshjes”, tha ai.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Aleksandër Vuçiç përjashtoi kategorikisht mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje për të njohur 'de jure apo de facto' Kosovën. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

 Do të gjeni qetësinë që keni humbur në dashuri... horoskopi për sot

Do të gjeni qetësinë që keni humbur në dashuri... horoskopi për sot