Në 20 vjet 13 mijë ushtarakë
të vdekur nga varfëria

Në 20 vjet 13 mijë ushtarakë <br />të vdekur nga varfëria
TIRANE- Janë rreth 13 mijë ish ushtarakë, që në këto 20 vitet e fundit, kanë vdekur nën moshëm 60 vjeç. Arsyet? Të ardhurat nën nivelin e varfërisë që njeh një vend i varfër si Shqipëria. Fakti alarmant i turpshëm dhe skandaloz për një vend anëtar të NATO-s, konfirmohet nga drejtuesit e Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Bashkuar. Një skemë grabitëse e "ligjëruar" me akte normative të qeverisë shqiptare, të shndërruara më pas në ligje antikushtetuese, funksionon prej kohësh, për mijëra ish ushtarakë. Një qeveri ua jep të drejtat e një pensioni "dinjitoz" për kushtet e Shqipërisë dhe tjetra jua heq. E kështu vazhdon si në një rreth vicioz, duke katandisur edhe gjeneralët e NATO-s, të dalin në pension, me të ardhura më të ulët se një pastruese që punon në administratën shqiptare. Por mos mundësia financiare, mohimi edhe i të ardhurave që u takon me ligj, ka bërë që mijëra prej tyre të vdesin në moshë të re, në pamundësi të paguajnë shifrat e larta të trajnimit shëndetësor.

VDEKJE E "PARACAKTUAR"

Sipas drejtuesve të Aleancës, kryetarit të saj Kujtim Cako dhe anëtarit të kryesisë dhe sekretarit për marrëdhëniet me publikun Aleksandër Mihali, sipas statistikave që disponon shoqata e tyre, mijëra ish oficerë që kanë punuar në ushtri para dhe pas vitit 1990, vdesin ende pa mbushur 60 vjeç, ndërkohë që mosha mesatare e jetëgjatësisë për një mashkull në Shqipëri, është aktualisht 72.5 vjeç. Sipas tyre arsyet janë thjesht ekonomike. Pensioni maksimal i tyre vit pas viti,zvogëlohet dhe aktualisht është vetëm 110 mijë lekë të vjetra. Por nga ana tjetër, atyre nuk u rimbulsohet asnjë lloj ilaçi, dhe shërbimi shëndetësor. Shumica e ish ushtarakëve, që vdesin pa gëzuar ende pensionin e plotë, kanë pas punuar në sektorë të vështirë, mes helmeve të rrezikshme, si ata të sektorit të raketave, kimisë, artilerisë, xhenjos etj.

700 GJYQE TË FITUARA

Mijëra ish efektivë të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë mësyrë Gjykatat e Faktit, në gjithë vendin. Në 10 vitet e fundit, atyre u mbahen deri në 100 mijë lekë të vjetra çdo muaj, nga pensioni që ju takon me ligj. Janë rreth 700 gjyqe të fituara deri tani, ku shteti është i detyruar tu paguajë deri në 18 milionë lekë të vjetra për çdo individ dhe faktikisht nëpërmjet përmbarimit 400 prej tyre e kanë rifituar shumën e konsiderueshme. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, borxhi që shteti u ka ish ushtarakëve, shkon deri në 30 milionë euro. Gjyqet janë gati priori të fituara sepse, Gjykata Kushtetuese e ka quajtur antikushtetues ligjin 10142, dhe pagesa e ushtarakëve duhet të bëhet sipas ligjit të miratuar me 3/5 në parlament për statusin e tyre, në vitin 2004. Sipas krerëve të Aleancës, as Sigurimet Shoqërore, as Ministria e Mbrojtjes, nuk jep një shifër të saktë të numrit të ish ushtarakëve. Madje sipas tyre edhe listat e llogaritjeve të pensioneve që Sigurimet u japin gazetave për botim, janë një mashtrim, vetëm për opinionin ndërkombëtar. Ndërkohë edhe pse gjyqet fitohen, Sigurimet Shoqërore, vazhdojnë ti paguajnë po njësoj duke shkelur vendimin e Kushtetueses dhe duke zhytur pafund në borxh shtetin shqiptar, më sakt taksapaguesit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital