Sot humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni, pasi i shpërtheu një minë, teksa ishte duke e çmontuar. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Zarife Hasanaj ishte nisur në mision në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pjesë e Forcave të Armatosura ishte bërë në vitin 2008. Ajo kishte kryer disa kurse lidhur me asgjësimin e municioneve me eksplozivë, por sot fatkeqësisht shpërthimi i një mine i mori jetën në Letoni. Shtëpia Hasanaj është një familje ushtarakësh, pasi edhe kushërira e parë e Zarifes është pjesë e Forcave të Armatosura
TË DHËNA PËR ZARIFE HASANAJN
N/Tetar Zarife Muharrem Hasanaj, e datëlindjes 08/07/1987, ka lindur në Qytetin Barjam Curri, Tropojë, dhe me vendbanim në Babrru, Tiranë:
Gjendja familjare:
• Është fëmija i katër i familjes Hasanaj, ka nje vëlla dhe dy motra. Jeton me prindërit dhe vëllain e martuar.
Arsimimi:
• Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Gramoz Palushi” Babrru, Tiranë në vitin 2006.
• Ka kryer Fakultetin e bujqësisë dhe mjedisit “Bachelor”, në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës 2012-2017.
Kualifikimet
• Ka kryer kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjësimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
• Ka marrë pjesë në trajnimin “Ndihma e parë në Incidentet EOD”.
Gradimi dhe punësimi:
• Është mobilizuar në FA më datë 04/04/2008 si ushtare profesionist i pare dhe në datë 01/10/2013, titullohet n/oficer me gradën n/tetar.
• Gjatë karrierës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.
Nëntetare Zarife Hasanaj ka shërbyer si operatore EOD në RU 4040.
Më datë 20.Dhjetor 2018, me urdhër të MM Nr.1984 datë 18.12.2018, është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me detyrë Operator EOD.
Lajmi kryesor:
Vdes ushtarakja shqiptare gjatë misionit të NATO-s në Letoni, plagosen majori dhe reshteri (Profili)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor, 20:53
-
112-vjetori i Forcave të Armatosura/ Ministri i Mbrojtjes: Po përballemi me kërcënime të reja! Rajoni po ndjen presione nga faktorë keqdashës
4 Dhjetor, 16:10
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor, 17:07
-
Hapen aplikimet për Forcat e Armatosura, ja cilat janë kërkesat e nevojshme që duhen përmbushur nga çdo rekrutues
2 Dhjetor, 15:24
-
Nisja e kontingjentit EOD drejt Letonisë, Vengu: Jeni mburoja dhe forca e të gjithëve
26 Nëntor, 16:05
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Bruksel/ Shqipëria dhe BE miratojnë Partneritetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes! MEPJ: I hap rrugën rritjes së bashkëpunimit në fusha kyçe
19 Nëntor, 22:40
-
‘Urban Operation 24’, Toga e Këmbësorisë mbyll me sukses stërvitjen në Bullgari, Vengu: Dëshmi e investimit në ushtri, angazhim për paqe dhe stabilitet bashkë me NATO-n (VIDEO)
17 Nëntor, 16:04
-
Stërvitja 'SAR RESPONSE 2024', Ministria e Mbrojtjes: Përgjigjje efektive ndaj çdo emergjence duke siguruar mbrojtjen e jetës
15 Nëntor, 10:36
-
Projektligji i Qeverisë, rreth 2100 ish-ushtarakë dhe civilë, me mundësinë për t’u bërë rezervistë! Drafti në Kuvend, kostoja 1,5 mld lekë (DOKUMENTI)
6 Nëntor, 22:35
-
Do krijohet Forca Rezerviste! Zbulohet vendimi i Qeverisë: Shërbim ushtarak deri në 45 ditë në vit! Pranohen dhe ato me dy shtetësi
30 Tetor, 19:43