Në 2018, 42 raste aksidentesh për faj të qytetarëve që nuk respektojnë sinjalistikat dhe rregullat

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten ende problem me rastet e shumta që evidentohen çdo ditë. Por përveç drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor edhe këmbësorët bëhen shpesh shkak i aksidenteve. Nëse do t'i referoheshim statistikave të INSTAT vetëm në vitin që lamë pas kanë ndodhur 42 aksidente si shkak i shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.

Report Tv bëri një vëzhgim në disa prej akseve kryesore në kryeqytet ku rastet e mosrespektimit të sinjalistikës dhe rregullave te qarkullimit nga këmbësorët ishin të shumta. Të pyetur se përse nuk respektojnë rregullat e qarkullimit këmbësorët hezitojnë.

I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, vetëm pak kohë më para, shefi i Qarkullimit në Tiranë Taulant Gjoka sqaroi se Kodi Rrugor parashikon masa ndëshkuese edhe për këmbësorët të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, por penalitetet kanë qenë të pakta. 

Përveç masave parandaluese që merr Policia Rrugore herë pas herë, me veprimtari normale apo me aksione të shtuara kur ka patur ngjarje të rënda ku janë përfshirë këmbësorë dhe pasojat kanë qenë fatale, nuk mund të themi ekzaktësisht se kemi marrë masa sipas Kodit Rrugor për kategorinë e këmbësorëve. Ligji parashikon saksionin por jo rrugën sesi do të arkëtohet kjo masë kur kalohet afati i parashikuar.

Taulant Gjoka, Shefi i Qarkullimit në Tiranë

Policia rrugore shpesh herë ka ndërmarrë nisma sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për këmbësorët me qëllim përmirësimin dhe minimizimin e aksidenteve .

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike