'Në 2019 nuk u realizua parashikimi i të ardhurave', Ibrahimaj: Në 2021 shlyhen detyrimet e prapambetura për rimbursimin e TVSH (VIDEO)

Sektori i ndërtimit dhe investimet kanë pasur ndikimin më të madh negativ në mbledhjen e të ardhurave dhe kryesisht të ardhurave nga TVSH. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj ka deklaruar se përveç sektorit energjetik që në vitin 2019 dha ndikim negativ edhe situata ekonomike në përgjithësi ndikoi në performancën e realizimit  të planit.

“Ka pasur një mosrealizim të ardhurave kryesisht nga TVSH-së. Ka edhe elementë të lidhur me situatën ekonomike të cilat kanë çuar në performancë të dobët të TVSH-së. Sektori i ndërtimit ka pasur një ecuri më të ngadalë sa i takon nivelit të ardhurave dhe rritjes ekonomike. Pjesë e madhe e performancës së dobët të ardhurave nga TVSH-ja vjen nga investimet”, u shpreh Ibrahimaj.

Në konferencën e parë këtë vit Ibrahimaj ka theksuar se edhe këtë vit në fokus do të jetë rimbursimi i TVSH-së, dhe se deri në dhjetor të 2021 do të jenë zeruar të gjitha detyrimet e prapambetura.

“Pjesa e prapambetur është në 70 % që i atribuohet TAP-it dhe sigurisht kanë krijuar këto debi. Synojmë që ta shlyejmë brenda qershorit 2021. Rimbursimi nuk do ketë prapambetjet për sa i përket rimbursimit. Plani është që të kemi 2 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar për rimbursimin e TVSH", tha drejtoresha e Tatimeve.

Po ashtu Ibrahimaj ka bërë të ditur se brenda këtij viti do të ngrihet edhe një drejtori e posaçme që do të merret me skemat e mashtrimit me TVSH-në, në mënyrë që të përfitohet mbrapsht shuma e parasë që përfitohet nga subjektet që përdorin skema të tilla. Nga ana tjetër në fokus të vitit në luftën ndaj informalitetit do të jenë 4 pika kryesore, dhe se inspektorët do të pajisen me GPS.

“Do të vijojmë planet sektoriale të orientuar nga analiza e riskut në sektorin e ndërtimit, të hidrokarbureve, bareve dhe restoranteve si dhe në deklarimin e pagave. Çdo inspektor tatimor do të pajisen me tablet që do të gjurmojë vendndodhjen e tyre si dhe do automatizojë vendosjen e penaliteteve, pra penalitetet do të vendosen në tablet do të integrohen automatikisht në sistem”, tha ajo.

Sipas drejtoreshës së tatimeve pavarësisht aksioneve të shumta kundër evazionit fiskale, ende nuk mund të flasim me shifra zyrtare se sa është niveli informaliteti në vend.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • marioneta: 21/01/2020 12:06

    ja dhe mashtrimi i radhws i madames bovari...ku te kesh leke ti moj idiote qe per nje vend pune paguan 2 inspektore, 1 ne zyre dhe 1 me vendimi gjykate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë