Në 2022 ulen shpenzimet e institucioneve me 17.5 mld lekë! Shëndetësia, Arsimi, Drejtësia e Mbrojtja më shumë para! Shkurtohen fondet për Ministrinë e Infrastrukturës

Viti 2022 pritet të kthejë në shina shpenzimet dhe deficitin buxhetor, i cili është rritur si pasojë e pandemisë në vitin e kaluar dhe vijon të rritet këtë vit.

Bazuar në programin buxhetor afatmesëm për periudhën 2022-2024 i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, shpenzimet për institucionet në vitin që vjen do të ulen 17.5 miliardë lekë krahasuar me këtë vit, ndërsa në raport me vitin 2020 do të jenë në rritje me 2,4 miliardë lekë.

Në total të gjitha institucionet shtetërore do të financohen me 337 miliardë lekë nga 354.6 miliardë lekë që janë dhënë këtë vit.

Institucioni që do të marrë më shumë para në vitin që vjen është Ministria e Shëndetësisë, me 69,9 miliardë lekë me rritje krahasuar me vitin 2020, por në raport me këtë vit shpenzimet e këtij institucioni do të ulen me 480,8 milionë lekë. Ky nivel i lartë i shpenzimeve lidhet me pandeminë dhe blerjen e vaksinave anti-covid. Ministria e Financave do të marrë shumën e dytë më të madhe prej 68,2 miliardë lekësh me rënie krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa nga ana tjetër Ministria e Infrastrukturës që prej vitesh ka marrë fonde të konsiderueshme, në vitin e ardhshëm do të marrë vetëm 38,5 miliardë lekë.

Tavani i shpenzimeve të përcaktuara për këtë institucion është 18,3 miliardë lekë më pak se këtë vit. Shkak për këtë ulje të ndjeshme të shpenzimeve është bërë përfundimi i projekteve madhore që kërkojnë edhe fonde të shtuara, ndërsa nuk është parashikuar ndonjë investimi i ri madhor. Për vitin 2022 Infrastruktura do të ketë në fokus rritjen e eficencës energjetike, rritjen e furnizimit me uji të pijshëm, trajtimin e mbetjeve dhe zgjerimin e rrjetit të rrugëve kombëtare.

Vitin e ardhshëm vëmendje të shtuar do të ketë Ministria e Arsimit, pasi fondet do rriten me 4.5 miliardë lekë, Ministrisë së Mbrojtjes do i rriten shpenzimet me 6,8 miliardë lekë si dhe Ministria e Drejtësisë me 2,4 miliardë lekë shtesë.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 05/08/2021 19:07

    Pritet te filloje rikbstruksioni i rrjetit hekurudhor shqiptar ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare