Në 23 qershor superhëna rozë,
çfarë do të ndodhë me votuesit?

Një koiçidencë interesante që do të ndodhë në 23 qershor është fakti që hëna do të jetë e plotë dhe me një madhësi më të madhe sesa zakonisht. Dhe kjo për shkak se ky do të jetë afrimiteti më i madh i Hënës me Tokën në një largësi prej 356.991 kilometra, të paktën deri në 28 shtator të vitit 2015 ku largësia do të jetë 356.877 kilometra.
 
“Superhëna”, ky është termi me të cilin njihet fenomeni, do të marrë një ngjyrë rozë dhe data 23 qershor do të jetë një ngjarje e shënuar sepse kjo ky afrimitet i hënës me tokën do të ndohë përsëri në vitin 2014 dhe do të jetë 5 kilometra më afër data 23 qershor e vitit 2013.
 
Në 19 mars të vitit 2011, ndodhi i njëjti fenomen, dhe që atëherë ky fenomen është quajtur “Superhëna”. Sipas studiuesve, zmadhimi i hënës ndikon në sjelljen e qytetarëve. Kjo gjë ka ndikuar dhe në sjelljen e votuesve amerikanë në vitin 2002. Tani ngelet vetëm të presim për të parë çfarë do të ndodhë me sjelljen e votuesve shqiptarë, meqënëse në 23 qërshor janë dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. 

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës