TIRANË- Shqipëria i është rikthyer shifrave të larta të rasteve të reja dhe fatkeqësisht edhe të viktimave në 24 orët e fundit. Kjo e diel ka regjistruar 11 viktima me COVID-19, duke bërë që kurba e fataliteteve të mos pësojë një ulje prej disa ditësh, e ndërsa sot 539 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Ky bilanc ka ardhur si rezultat i 3345 testimeve, e ndërsa ajo që vihet re është se Tirana është qarku ku janë shënuar jo vetëm numri më i lartë i rasteve të reja, por edhe të viktimave, për t'u ndjekur më pas nga Elbasani.
"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Edhe shifrat e shtrimeve në spitale flasin për një situatë pandemike jo në kushte të qëndrueshme, ku 30 pacientë nga 222 në total në 2 spitalet COVID në vendin tonë janë në gjendje të rënduar.
Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë pandemi, Shqipëria numëron një bilanc të rënduar, 2,640 humbje jete në total dhe 167,893 raste pozitive nga të cilët 11,634 janë aktualisht aktiv me COVID.
Bilanci i COVID
Raste të reja ditore 539
Të shëruar në 24 orë 839
Të shtruar në spitale 222
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3345
Testime totale 1,184,815
Raste pozitive 167,893
Raste të shëruara 153,619
Raste Aktive 11,634
Humbje jete 2,640
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 5041
Fier 1139
Durrës 1088
Shkodër 1083
Vlorë 681
Elbasan 603
Lezhë 487
Berat 462
Korçë 329
Kukës 284
Gjirokastër 220
Dibër 217