Në 26 mars 'Arbëria' në kinematë italiane, historia e një vajze në konflikt me të shkuarën

Filmi “Arbëria” sjell për publikun italian një histori nostalgjie, që ka në qendër konfliktin me të shkuarën, me rrënjët. Regjisorja e filmit Francesca Oliveri ka përzgjedhur si personazh të filmit, Aida Grecon (interpretuar nga Caterina Misasi), e cila është një grua kurajoze dhe melankolike.

Francesca Olivieri, regjisore: “Arbëria është historia e Aidës, një gruaje kurajoze që i përket një minorance etnike shqiptare. Historia e Aidës është pjesërisht e frymëzuar nga  histori të disa familjarëve të mi. Elementë biografikë që unë i theksoj  për të orientuar veten mes fuqisë dhe nderit të rikrijimit të reales”.

Aida, heroina e këtij filmi është një dizanjuese. Dhe pasi ka lëvizur shumë herë, ajo vendoset në Jug të një qyteti Evropian.

“Pas ndarjes nga jeta të babait të saj Aida është e detyruar të kthehet në vendin e saj të lindjes. Që gjendet në malet e Polinos në jug të Italisë. Gjatë kthimit të saj ajo rijeton konfliktin e brendshëm që e ka bërë të braktisë këtë tokë të mallkuar e misterioze”.

Ajo duhet ndër të tjera të provojë të flasë  gjuhën mëmë: gjuhën Arbëreshe Arbëreshët janë një minorancë gjuhësore ne Itali.

“Në periudhën e pas luftës procesi i alfabetizimit ishte një valë që përfshiu të gjithë Vendin. Pati shumë komunitete që ishin minorancë gjuhësore e që nuk mundën të rezistonin imponimit të një gjuhe të përbashkët”.

Regjisorja nëpërmjet rrëfimeve të gjyshes së saj për vendin, që i përket një kombi që nuk ekziston , Arbërisë sjell edhe disa tematika me vlerë në këtë dokumentarë.

“Prishja e gjakut, kultura e dyfishtë, përkatësia etnike e fshehur apo e refuzuar:  janë temat që më kanë frymëzuar  e që më kanë motivuar për të shkruar këtë pjesë”.

Filmi që ka në qendër traditat dhe kultura e komunitet arbëresh do të prezantohen në kinematë italiane nga 26 marsi.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE