Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat, pasi u kap duke shpërndarë kokainë.

Policia bën me dije se 59-vjeçari me inicialet A.Z, ishte në 'arrest shtëpie', por duket se kjo nuk e ka ndaluar atë jo vetëm të lëvizë lirshëm në qytet, pro edhe të kryej sërish krime.  

Ai u kap duke qarkulluar me mjet, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.