‘Në Asamble asnjë nuk flet, ndërsa në studio bëhet nami!’ Lila për FSHF-në dhe klubet: Nuk duhet të ankoheni në qeveri

‘Në Asamble asnjë nuk flet, ndërsa në studio bëhet nami!’ Lila për FSHF-në dhe klubet: Nuk duhet të ankoheni në qeveri

Sikundër pritej, Andi Lila, kreu i Sindikatës së futbollistëve profesionistë shqiptar, ka reaguar ashpër ndaj Asamblesë së Zakonshme të zhvilluar sot nga FSHF-ja. Ish-futbollisti i kombëtares ka ngritur disa pyetje për anëtarët të cilët morën pjesën këtë Asamble, duke i kritikuar për ‘dorën në allçi’. Sipas Lilës ata nuk thanë asnjë fjalë për problemet e futbollit, në këtë mënyrë nuk duhet të kërkojnë as nga qeveria.

Lila ndër të tjera sqaroi  ka dërguar në adresë të FSHF-së një dokument për hartimin e dhe miratimin e kontratave kolektive.

Mesazhi i Andi Lilës pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së:

Me keqardhje të thellë ndoqa sot punimet e Asamblesë së FSHF. Kjo jo vetëm për mënyrën e organizimit por edhe për disa nga vendimet që kjo asamble mori. Më erdhi keq për Kamzën që tani nuk është anëtare e Asamblesë së FSHF dhe rrjedhimisht as stadium nuk duhet te ketë. Më erdhi keq që në asnjë moment në këtë Asamble nuk u përmend se Sindikata e Futbollistëve Shqiptare ka kërkuar nisjen e bisedimeve për kontratën kolektive.

Më erdhi shumë keq që as Drejtori i departamentit juridik të FSHF z.Alibeaj, megjithëse ka një kopje të kontratës kolektive nuk tha asnjë fjalë për të.

Sot kam disa pyetje për ju Z.Alibeaj : Këto ndryshime që ju propozuat dhe Asambleja i miratoi ,kujt i shërbejnë?
Përfaqësuesit e Futbollistëve në këto komisione përsëri FSHF-ja do ti caktojë.

Z.Alibeaj si jurist me eksperiencë që jeni, a mund të më thoni, edhe publikisht, se kontrata kolektive e propozuar nga ana e Sindikatës a është në të mirë të futbollit apo e dëmton atë.

Z.Alibeaj, ju që vini nga radhët e te persekutuarve, a mund të më thoni se cilët janë më të persekutuarit në futbollin Shqiptar.
Më erdhi shumë keq që në asamblenë e FSHF ku duhet të qahen edhe hallet e futbollit asnjë nga klubet nuk flet ndërsa në studio televizive bëjnë namin.

Të nderuar presidentë dhe përfaqesues të klubeve, nëse nuk diskutuat sot për vështersitë reale financiare që po kaloni, për penalizimet që keni marrë nga arbitrat, për reformën ekonomike në sport e cila ka ngecur apo për privatizimin e klubeve në varësi të Bashkive, të cilat janë hallet e vërteta të futbollit atëherë nuk keni të drejtën morale të ankoheni as në studio televizive dhe as në qeveri.

Dhe gjëja e fundit për të cilën më erdhi keq ishte fakti se gjithmone votuan pro 99.99 % e anëtarëve të asamblesë.

Më vjen shumë keq ta besoj se asambleja e FSHF do të ketë votim real vetëm kur zgjidhjet Presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF, votim për interes individual. Ndërsa kur votohet për futbollin votohet sikur në Shqipëri futbolli nuk ka asnjë problem.
Andi Lila

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord