Në banesën e kryepolicit
Muça shpërtheu 400 gr tritol

Në banesën e kryepolicit <br />Muça shpërtheu 400 gr tritol
TIRANE- Një sasi tritoli prej 400 gram ishte vendosur poshtë derës së shtëpisë së numrit dy të policisë së Tiranës. Lënda plasëse e cila ka shkaktuar dëmtime të rënda materiale fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar, megjithatë dyshohet se është vendosur për të kërcënuar Muçën për shkak të detyrës që ai kryen si funksionar për zbardhjen e krimit dhe arrestimin e kontigjentëve kriminal.

Zv.drejtori për Hetimin e Krimeve Dorian Muça ka në varësi 6 struktura të rëndësishme: Sektorin e informacionit kriminal,sektorin kundër narkotikëve dhe trafiqeve, krimin financiar, krimet e rënda, policinë shkencore, forcat operacionale dhe sektorin e kërkimeve.

KAMERAT, AUTORI RRETH 26- 30 VJEÇ
Zbardhja e kamerave të sigurisë të cilat gjendeshin në pallatin ku jetonte nëndrejtori i policisë së Tiranës, Dorian Muça, kanë rezultuar të vlefshme.Nga zbardhja e kamerave u pa se autori ishte rreth 26-30 vjeç i veshur me një xhup të zi, në kokë mbante një kapuç të bardhë, dhe një shall të zi, me të cilin mbulonte herë pas here fytyrën. Ky person ishte ngjitur nëpërmjet ashensorit dhe me vete mbante në dorë një kuti detergjentesh "Deka" në të cilën kishte fshehur dhe sasinë e lëndës plasëse. Ka hipur në katin e pestë dhe poshtë derës kryesore të Dorian Muçës ka vendosur afërsisht 400 gram tritol. Ai ka pasur dhe një fitil në dorë, që ka sjellë përçimin e zjarrit që ka sjellë më pas shpërthimin. E gjithë proçedura e punës së tij zgjati 6 minuta.

Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se Policia ka hedhur dyshimet se autori i kësaj ngjarje është një person nga grupi i Shullazit. (Për më tepër mund të lexoni sot në gazetë).
20 TE SHOQERUAR
Policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash për të verifikuar dhe personat e dyshuar në këtë ngjarje. Në sajë të kontrolleve janë gjendur dhe armë pa leje si dhe sende të tjera, ndërsa numëri i të shoqëruarve ka kapur shifrën 20. Një pjesë e mirë e këtyre personave janë të përfshirë në ndonjë veprimtari të ngjajshme, ndaj nga dyshimet e policisë ata janë mbajtur të izoluar. Ndërkaq bëhët me dije se do të merren në pyetje të gjithë të shoqëruarit, si dhe do u merren gjurmët e gishtave. Vetë Ministri i Brendshëm Nishani zhvilloi dje një takim me drejtuesit e lartë të policisë për të mësuar në lidhje me këtë ngjarje.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel