Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit.

21 vjeçari me iniciale P.K banues në lagjen Holta në Gramsh do të përballet me akuzën e vjedhjes pasi në bashkëpunim me një 31 vjeçar me iniciale E.B dhe ky banues në Gramsh i ndaluar nga shërbimet e Policisë, më datë 17.06.2022) dyshohet se kanë vjedhur pajisje të ndryshme në magazinën e shtetasit A. Xh.

Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh bënë ndalimin e shtetasit P. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Holta”, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, pasi së bashku me shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Gramsh (i ndaluar nga shërbimet e Policisë, më datë 17.06.2022), dyshohet se kanë vjedhur pajisje të ndryshme në magazinën e shtetasit A. Xh.”, thuhet në njoftimin e policisë.