/ATSH-AFP/ - Në Sanremo, në bregdetin italian pranë kufirit francez, 72 për qind e punonjësve bashkiakë braktisin pa leje postin e tyre të punës, njoftoi sot policia pas një hetimi të gjatë gjyqësor.
Për të mbikëqyrur 528 punonjësit e ndarë në 21 pika në të gjithë komunën, policia ka vendosur kamera në katër zona kryesore dhe proceduar monitorime, foto dhe video për të dhënë mbështetje.
"Ky hetim i zgjeruar ka krijuar mundësinë e përcaktimit që 196 punonjës ose 72 për qind e tyre e kontrolluar, janë cilësuar fajtor për frekuentim të vendit të punës në mënyrë jo të rregullt", saktësoi policia në një komunikatë duke cituar një punonjës i cili ushtronte sportin e lundrimit gjatë orarit zyrtar të zyrës dhe shkonte deri në deklarimin e faktit pavarësisht orëve shtesë.
Procedimi penal ishte nisur kundër 114 punonjësve, në mesin e së cilëve 35 janë vënë nën arrest shtëpie në pritje të procesit gjyqësor. 82 të tjerë u cilësuan fajtor për veprimtari të paligjshme në shkallë të vogël dhe nuk do të ndiqen penalisht.