Në Itali ulet numri i viktimave dhe të shëruarve, rriten të infektuarit në 24 orët e fundit! Ritme të larta në Spanjë, Britani e Gjermani

Në Itali ulet numri i viktimave dhe të shëruarve, rriten të infektuarit në 24 orët e fundit! Ritme të larta në Spanjë, Britani e Gjermani

Në botë numri total i të infektuarve nga koronavirusi është më shumë se 669 mijë kurse totali i viktimave ka shkuar rreth 31 mijë. SHBA janë bërë tashmë epiqendra e re e pandemisë teksa në vend numërohen rreth 125 mijë të identifikuar pozitiv me Covid-19 kurse numri i vdekjeve ka kaluar shifrën 2200.

Në renditjen e hartës virtuale të Universitetit Johns Hopkins, Kina renditet e treta më mbi 82  mijë raste infeksioni dhe 3300 vdekje.

Në Europë, pas Italisë, Spanja është vendi i gjunjëzuar keqazi nga pandemia me mbi 73 mijë të identifikuar pozitiv me Covid-19 dhe rreth 6000 viktima. Vendi ndodhetnë momentin kur duhet të zgjedhë kë do kurojë dhe kë do lerë të vdesë. Preferohet ata që kanë më shumë gjasa të mbijetojnë gjatë trajtimit me ilaçe eksperimentalë. Situatë tejet dramatike po përjeton kryeqyteti Madrid ku janë regjistruar më shumë se një e treta e të gjithë numrit të të prekurve nga infeksioni. Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, paralajmëroi se më e keqja ende nuk ka mbërritur.

Me ritme të larta është rritur numri i të infektuarve në Gjermani teksa numërohen rreth 58500 të prekur nga epidemia por ende shkalla e vdekshmërisë vazhdon të jetë e ulët me vetëm 455 viktima. Qeveria gjermane ka urdhëruar zbatimin e masave sociale si ruajtja e distancës fizike kudo në vend. Për një afat kohor dy javorë është e ndaluar të takosh më shumë se një person në ditë që nuk i përket familjes.

Ndërsa Parisi zyrtar numëron rreth 38 mijë të prekur nga Covid-19 dhe mbi 2300 vdekje, sipas specialistëve të shëndetit gjysma e pacientëve të shtruar në spital në kushte serioze, janë më pak se 60 vjeç. Franca që ka zgjedhur të bëjë teste vetëm në rastet më serioze të identifikuar të infektuar si dhe për personelin shëndetësor.

Britania e Madhe e kryeministrit të infektuar nga koronavirusi, Boris Johnson vazhdon të shoh kurbën e pandemisë të rritet nga dita në ditë. Sipas raportimeve sot numri total i të prekurve është mbi 17300 për një total vdekjesh prej 1021 personash. LINKU me përditësimet në kohë reale të pandemisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Koronavirusi 'trondit' politikën franceze, vdes ish-ministri Patrick Devedjian

1585509246_AP090903012038.jpg

Ish Ministri dhe personaliteti francez i krahut të djathtë Patrick Devedjian ka ndërruar jetë gjatë natës së të shtunës duke u gëdhirë e dielë për shkak të efekteve të koronavirusit, sipas një njoftimi të AFP.

Kjo është vdekja e parë e një politikani francez të këtij niveli, si rezultat i COVID-19. Patrick Devedjian, 75 vjeç, i cili ishte diagnostikuar me Covid-19 pozitiv dhe ishte kryetar i këshillit të rrethit O-de-Seine në zonën e Parisit, u dërgua në një spital të Mërkurën. Të enjten, ai tha përmes një tëitteri se ishte "goditur nga epidemia" dhe se po ndjehej "i lodhur, por i stabilizuar".

Djalë i refugjatëve armenë që mbërritën në Francë në vitin 1919, Patrick Devedjian kishte studiuar drejtësi, ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Një antikomunist i shpallur, ai kaloi rininë e tij si pjesë e ekstremit të djathtë para se të bashkohej me grupet e krahut të djathtë, The Republicans, dhe të ish-presidentit Nicolas Sarkozy. Vdekja e tij krijoi një reagim të ashpër në botën politike franceze. Zhak Chirac dhe Nicolas Sarkozy shprehën ngushëllimet e tyre në shenjë respekti për figurën e njohur politike.

Patrick Ntevetzian ka qenë president i rrethit O-de-Seine që nga viti 2007, në të cilin pasoi Nicolas Sarkozy.

Krenar për prejardhjen e tij armen, Patrick Devedjian nuk ndaloi së luftuari për njohjen e genocidit armen dhe përparimin e Armenisë.

Ora 19:22
Ditë e zezë në Spanjë, më 838 të vdekur brenda 24 orëve shkon në 6.528 numri i viktimave nga koronavirus

1585502627_spaincovid197.jpg

Ka shkuar në 6.528 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë, teksa 838 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ispas autoritetetve shëndetësore.

Në Spanjë, numri total i rasteve ka arritur në 78.797. Kryeministrin Spanjoll Pedro Sanchez ka kërkuar të shtunën ndërprerjen e çdo aktiviteti ekonomik 'të panevojshëm' për dy javë për shkak të pandemisë, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit në vend.

Sanchez tha se të gjithë punonjësit që punojnë në sektorë jo domosdoshmërisht të nevojshëm duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për momentin, duke ndjekur shembullin e Italisë.

Punonjësit do të vazhdojnë të marrin pagën e tyre, por do të duhet të mbulojnë orët e humbura në një moment më vonë.

Fushat me rëndësi të madhe konsiderohen të jenë sektorët e shëndetit, ushqimit dhe energjisë.

Qëllimi i masave të reja është të minimizojë lëvizjen dhe rrjedhimisht përhapjen e virusit. Spanja ka një nga karantinat më të rrepta në botë: banorët mund të dalin të vetëm nga shtëpitë e tyre vetëm për të punuar (përveç nëse është e mundur të kryesh telekomunikacionin), të blejnë ushqim, të shkojnë te mjeku ose të nxjerrin qenin e tyre për një shëtitje të shkurtër.

Ora 18:18
Itali/ Ulet numri i të vdekurve, rritet i të prekurve gjatë 24 orëve, 756 ndërrojnë jetë dhe 646 shërohen

1584868235_autokoronavirusi31584863353.jpg

Në 24 orët e fundit ka rënë numri i viktimave në Itali duke shënuar 756 të vdekur, një ditë pasi Italia shënoi 889 viktima.

 Numri i të infektuarve ka shënuar rritje, ku vetëm në 24 orët e fundit shënohen 3 851 raste të reja pozitive, nga 3651  raste që ishin një ditë më parë dhe në terapi intensive ndodhen 3906 persona.

Në lidhje me numrin e të shëruarve  në 24 orët e fundit janë 646 persona më pak në krahasim me 1434 të shëruar që ishin ditën e djeshme.

Sipas Këshilltarit Rajonal të Mirëqenies, Giulio Gallera 1.592 njerëz janë infektuar me koronavirus në Lombardi në 24 orët e fundit. 

Gjithsej ata tani janë 41,007, ku 416 pacientë vdiqën dje dhe vdekjet u rritën në 6.360 në total.

Numri i personave të infektuar në Milano dhe në bashkitë e krahinës është rritur: në 24 orët e fundit ka pasur 546, më shumë se sa kanë qenë dje, Bergamo dhe Brescia janë dy kryeqytetet Lombardë më të prekur nga virusi. 

Vetëm në qytetin e Milanos ka 247 persona të rinj duke e cuar numrin total në 3,406. 

Aktualisht ka 97689 të prekur gjithësej në Itali, 10779 të vdekur dhe 13030 të shëruar.

Ora 15:49
Kryeministri Johnson i dërgon letër 30 milionë familjeve britanike: Gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen

1585489849_borisjonson.PNG

Kryeministri Britanik Boris Johnson ka paralajmëruar se kriza e koronavirusit do të përkeqësohet para se të përmirësohet, në një letër që i dërgohet çdo familjeje në Mbretërinë e Bashkuar.

Boris Johnson, i cili është i izoluar pas testimit pozitiv për Covid-19, thotë se kufizimet më të rrepta mund të vendosen nëse do tw jetw e nevojshme.

Në letrën që u dërgohej 30 milion familjeve me një kosto të parashikuar prej 5.8 milionw paund, Johnson shkruan: "Që nga fillimi, ne kemi kërkuar të vendosim masat e duhura në kohën e duhur.

Ne nuk do të hezitojmë të shkojmë më tej nëse kjo është ajo që na thotë këshilla shkencore dhe mjekësore që duhet të bëjmë.”

Masat e ashpra për të trajtuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë ndalimin e tubimeve publike të më shumë se dy persona dhe mbylljen e dyqaneve që shesin mallra jo thelbësore, u prezantuan javën e kaluar.

Ndërkohë deri më tani numri i personave që kanë vdekur me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar tani ka arritur në 1,019, ndërsa të shtunën humbën jetën 260 persona.

 Ndërsa numri i personave të prekur nga koronavirusi në Britani është në 17.089 raste. 

Ora 15:21
'E diela e Lotëve', Papa Francesku mban meshën në nder të 889 viktimave të ditës së djeshme në Itali

1585488268_papa.PNG

Papa Francesku këtë të dielë ka mbajtur meshën në nderim të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi. Papa e ka quajtur 29 marsin “E diela e Loteve”, dhe ka zhvilluar meshën në nderim të 889 viktimave që humbën jetën një ditë më parë në Itali, ku numri i viktimave ka arritur mbi 10 mijë. Ai gjithashtu nisi një apel për të zgjidhur problemin e mbipopullimit në burgje dhe për një armëpushim global në zonat e luftës.

Pak më parë, në familjen e tij në Santa Marta, ai iu drejtua të moshuarve, të shtruarve në spital dhe ata që nuk mund të ushqejnë fëmijët e tyre për shkak të pandemisë.

"Mendimet e mia shkojnë në një mënyrë të veçantë për të gjithë njerëzit që vuajnë nga cenueshmëria për tu detyruar të jetojnë në një grup" si në rastin e shtëpive të pushimit ose kazermave. Në një mënyrë të veçantë unë do të doja të përmendja edhe njerëzit në burgje.  Kam lexuar një memorandum zyrtar nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut që flet për problemin e burgjeve të mbipopulluara e cila me pandeminë koronavirus mund të bëhet një tragjedi", tha Papa.

Papa kërkoi të merren masat e nevojshme për të shmangur këtë tragjedi. Në fund të meshës, Papa Françesku drejtoi një apel tjetër për armëpushim në të gjitha territoret e luftës. 

"Ditët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i KB ka filluar një apel për një armëpushim global dhe të menjëhershëm në të gjitha cepat e botës, duke kujtuar emergjencën aktuale për Covid-19, i cili nuk njeh kufij!  Unë bashkoj të gjithë ata që e pranuan këtë apel dhe i ftoj të gjithë të ndalojnë të gjitha format e armiqësisë së luftës, duke promovuar krijimin e korridoreve për ndihma humanitare e hapjen ndaj diplomacisë, vëmendjen për ata që janë në një situatë të keqe më të madhe", u shpreh Papa.

Ora 13:31
Koronavirusi, Trump: New York-u në Karantinë. Guvernatori Cuomo: Deklaratë lufte

Presidenti amerikan Donald Trump është përplasur në distancë me Guvernatorin e shtetit të New Yorkut Andrew Cuomo pas deklaratës së manjatit se do fuste në karantinë shtetin e ‘Big Apple’, New Jersey dhe Connecticut.

Në një intervistë dhënë për CNN, guvernatori Cuomo iu përgjigj Trump se karantina do të shkatërronte ekonominë e qytetit-shtet dhe se imponimi i saj me forcë nga Shtëpia e Bardhë do të ishte "një deklaratë lufte” për shtetet federale.

Paskësaj, disa orë më vonë Trump njoftoi se kishte hequr dorë nga ideja për të karantinuar të tre shtetet dhe i kërkoi Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të niste përdorimin e një llojti të ri testi për koronavirusin i cili jep përgjigje Brenda 15 minutash. FDA (Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve) i ka dhënë ndërkohë autorizimin ‘Abbott’, kompanisë që prodhon pajisje mjekësore, për të përdorur testin pasi ajo  vërtetoi se "testi mund të jetë efektiv në diagnostikimin e Covid-19".

Ora 13:13
Koronavirusi, blindohet Turqia me masa të reja

Në përgjigje të pandemisë nga koronavirusi, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan me autorizimin e këshillit shkencor pranë qeverisë, ka shpallur masa të reja izolimi teksa në vend numërohen rreth 7400 infeksione dhe 108 viktima.

Ndërsa nga dje u anuluam të gjitha fluturimet ndërkombëtare, gjithashtu janë ndaluar aktivitetet rekreative, sporti në natyrë, peshkimi gjatë bregdetit, lumenjve dhe plazheve kurse udhëtimet në distanca të gjata kërkojnë leje nga autoritetet vendore.

Erdogan i ka kërkuar njerëzve karantinë vullnetare, të qëndrojnë në shtëpi dhe vetëm një person për familje të dalë vetëm një herë në ditë për blerje apo nevoja themelore.

Kompanitë private, si dhe sektori publik, do të punojnë me numër të reduktuar në maksimum stafi dhe me orare fleksibël.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Capi: 30/03/2020 02:33

    PM Boris Johnson sherim te shpejt. Mr. POTUS dhe patriotet boteror kan nevoj per ty.

    Përgjigju
  • Koment qe nuk mund te dalesh kundra !: 29/03/2020 16:45

    Cdo gje ben vaki,,, !

    Përgjigju
  • Samsung a20: 29/03/2020 15:49

    teknollogjia 5g po vret njerzit jo virusi,qe nga nje ane ja ben edhe mire sepse nuk bashkohen kunder qeveritarve kriminel te gjitheve atyre shteteve qe gjoja ka rene virusi,megjithate po nuk e bene masat do ta bej Zoti,edhe ju gazetar hani buk per momentin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!