Në Itali regjistrohen 20 viktima dhe 1912 raste të reja Covid! Në Spanjë 120 vdekje... Rreth 21 mijë të prekur në 24 orë në Francë

Në Itali regjistrohen 20 viktima dhe 1912 raste të reja Covid! Në Spanjë 120 vdekje... Rreth 21 mijë të prekur në 24 orë në Francë

Numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të prekur nga infeksioni i koronavirusit ka tejkaluar pragun e 32 milionë rasteve kurse numri i përgjitshëm i atyre që kanë humbur jetën që prej fillmit të pandemisë ka shkuar në më shumë se 987 mijë.

Në grafikun e pandemisë, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, SHBA kryeson renditjen përsa i përket pozitivëve dhe vdekjeve, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia

SHBA tejkalon 7 milionë raste Covid.

Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 7 milionë, që do të thotë - më shumë se 20% të totalit botëror kurse totali i viktimave në vend është mbi 200 000, numri më i lartë në botë.

Shkencëtarët në SHBA janë shprehur se Covid ka pësuar ndryshime duke u bërë më shumë infektues. BE-ja ka paralajmëruar se situata e pandemisë në kontinentin europan është alarmante dhe shumë vende po regjistrojnë shifra më të larta apo të krahasueshme me ato të muajit mars.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
Ditë dramatike në Spanjë/ Regjistrohen 120 viktima Covid! Në Francë rreth 21 mijë raste të reja në 24 orë

Dita e sotme ishte dramatike për Spanjën.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 120 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore raportuan gjithashtu edhe për 12 272 raste të identifikuar të prekur nga Covid-19.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i rasteve Covid, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 716 481 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 31232

Një tjetër ditë alarmante ka qënë sot për Francën e cila regjistroi  20,940 raste të reja Covid dhe 52 viktima brenda 24 orësh. 

Ora 18:43
Britania e Madhe regjistron rekord të ri rastesh infeksioni Covid

Britania e Madhe ka regjistruar një rekord të ri rastesh infeksioni. Sot autoritetet kanë raportuar për 6,874 raste të reja të identifikuar të prekur nga koronavirusi.

Gjithashtu u deklaruan edhe 40 vdekje në rradhët e pacientëve, ndërsa testet ditore kanë shënojnë rekord europian prej mbi 245 mijë teste tamponi.

Sipas Worldometers, numri i përgjithsëm i të prekurve nga infeksioni është rritur në 423 137 kurse totali i viktimave ka shkuar në 41 942.

Gjermania raportoi për 818 raste të reja infeksioni dhe 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat e raportuara e rrisin në 282 163 numrin total të të identifikuarve me Covid që prej fillimit të emergjencës shëndetësore kurse totali i viktimave ka shkuar në 9522

Ora 17:10
Covid në Itali/ Regjistrohen 1912 të infektuar dhe 20 viktima në vetëm një ditë

 

 

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 viktima nga koronavirusi (dje ishin 23)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.801

 Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1912 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1786) për një total prej 306 235 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 945 të shëruar, për një total prej 222 716 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 227   raste të reja pozitive.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon është 16.939 kurse totali i të infektuarve është rritur në 105 682

Në Itali janë regjistruar të paktën 400 raste me të infektuar me Covid-19 si pasojë e të cilëve janë mbyllur të paktën 75 shkolla. Rajonet më të goditura janë Lombardia, Emilia Romagna, Toskana dhe Lazio. Në Romë janë prekur 19 shkolla, në Bolonja 14, në Milano 13. Në 76 % të rasteve janë nxënësit dhe 13% akademikët.  Autoritetet e shëndetësisë kanë urdhëruar kryerjen e testit të tamponit për të gjitha rastet e dyshuara me simptoma të koronavirusit.

Ora 15:43
Rekord rastesh Covid në Francë/ Në 24 orë regjistrohen mbi 13 mijë të prekur dhe 52 viktima Covid

Franca ka regjistruar një rekord të ri rastesh të reja. Gjta 24 orëve të fundit ka patur më shumë se 16 mijë të prekur nga infeksioni dhe 52 viktima.

Sipas të dhënave të autoriteteve, totali i pacientëve Cvid është rritur në 497 237 kurse numri I përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është rritur në 31 511.

Britania e Madhe regjistroi në një ditë më shumë se 6630 raste të reja infeksioni dhe 40 viktima.

Autoritetet e shëndetësisë në Londër deklaruan se totali i të prekurve nga Covid është 416 363 kurse numri i përgjithshmë i viktimave është rritur në 41 902

Britania e Madhe ka shtuar Danimarkën, Islandën dhe Sllovakinë në listën e saj të karantinës së detyruar.

Kjo do të thotë që kushdo që mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar nga treshja e vendeve do të duhet të izolohet për dy javë.

Në javët e fundit edhe Hungaria, Portugalia dhe Sllovenia janë shtuar gjithashtu në listën e karantinës

Gjermania raportoi për 681 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat e raportuara e rrisin në 279 886 numrin total të të identifikuarve me Covid që prej fillimit të emergjencës shëndetësore kurse totali i viktimave ka shkuar në 9510

Ora 14:20
Covid/ Gjysma e Europës me rritje infeksionesh! Franca nuk përjashton bllokimin total

Dje Komisioni Europian dha alarmin për rritjen e rasteve të reja të infeksionit në shumicën e vendeve europiane dhe sipas BE-së, kjo do të thotë që masat e kontrollit të miratuara nuk kanë qenë efektive, nuk janë zbatuar, ose nuk janë kryer siç duhet.

Për Europën ky mund të jetë shansi i fundit për të shmangur rikthimin në nivelet dramatike të infeksioneve Covid-19 të regjistruara në pranverë dhe për të shmangur një bllokim të ri të përgjithshëm.

Alarmi i kuq i ndezur nga Komisioneria Europian për Shëndetësinë Stella Kyriakides, tregon se momenti është vendimtar. Në Londër dhe në disa shtete të tjera, përfshirë Francën dhe Austrinë, megjithë rritjen e konsiderueshme të infeksioneve, numri i pacientëve në spitale dhe viktimave mbetet i ulët. Në Spanjë, Kroacin, Rumani dhe Maltë, niveli i alarmit është më i lartë për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve dhe gjendjes së spitaleve, tashmë nën presion.

Kryeministri francez nuk e ka përjashtuar përdorimin e një bllokimi të ri nëse përkeqësohet pandemia Covid-19.

Në Spanjë 2852 klasa i janë nënshtruar karantinës pas zbulimit të rasteve pozitive. Ministrja Spanjolle e Arsimit, Isabel Celaa, tha se në javët e para të rihapjes, 4.5% e shkollave në vend raportuan infeksione dhe 0.73% të klasave janë të izoluara.

Ora 13:37
Spanjë/ Vendosen masa të reja kufizuese për 1 milion banorë në Madrid

Duke filluar nga dita e hënë, Madridi do të kufizojë disa nga liritë e lëvizjes në përpjekje për të frnuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit

Kësaj here do preken nga kufizimet e reja rreth 167,000 banorë, për një total prej më shumë se një milion njerëz. Kujtojmë se zona e Madridit ka rreth 6.6 milionë banorë. Qytetarët e shënjestruar nga masat e reja do të jenë në gjendje të largohen nga lagjia e tyre vetëm për arsye specifike siç janë shkuarja në punë ose tek mjeku.

Gjithashtu kërkesa për ndihmë ushtarake e bërë nga autoritetet në Madrid për qeverinë spanjolle ka marrë përgjigje. Ushtria dhe policia do të fillojnë të vendosen në kryeqytet të hënën.

Rajoni i Madridit kërkoi ndërhyrje urgjente të forcave të armatosura, si dhe të policisë dhe Gardës Civile për të luftuar ekspansionin e koronavirusit.

Autoritetet e shëndetësisë në Spanjë kanë raportuar për më shumë se 10 650 raste të reja koronavirusi dhe 84 vdekje.

Në vendin iberik numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 704 209 kurse viktimat, që prej fillimit të pandemisë numërohen në 31 118.

Ora 13:35
Greqia dhe Turqia regjistrojnë shifra rekord rastesh të reja Covid

Greqia konfirmoi 342 raste të reja të koronavirusit, përfshirë 24 të cilave u dihet prejardhja, ndërsa 30 raste janë identifikuar në pikat e hyrjes në vend, deklaroi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.

Infeksionet e konfirmuara nga shpërthimi i pandemisë në Greqi në fund të muajit shkurtit ishin 16 627.

Nga këto, 2 726 kanë të bëjnë me udhëtimet jashtë vendit dhe 6 915 me raste të njohura tashmë.

Gjashtëdhjetë e tetë pacientë janë të intubuar në spitale.

Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç, dhe 86,8% kanë sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Përveç kësaj, ditën e djeshme ka pasur edhe 9 vdekje nga 366 vdekje që nga shpërthimi i sëmundjes.

Truqia raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1721 raste të reja Covid dhe 74 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të prekurve në Turqi është rritur në 309 790 kurse viktimat numërohen në  7785

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit