Në Itali regjistrohen 16 viktima dhe 1494 raste të reja Covid! Më shumë se 1 milion vdekje në botë (VIDEO)

202 ditë pas shpalljes zyrtarisht të gjendjen së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, virusi vdekjeprurës Covid-19 u ka marrë jetën më shumë se 1 milion personave në botë, ndërsa numri i të infektuarve është 33,311,425.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të lartë të viktimave me 209,453 të vdekur që nga fillimi i pandemisë, më pas Brazili (141,776) dhe India (95,574).

Megjithatë Covid-19 nuk ka kursyer aspak vendet europiane, të cilat për një kohë qenë epiqendra e pandemisë. Dhe javët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë të një valë të dytë në disa prej

Mbretëria e Bashkuara ka shënuar 41 988 viktima, Italia 35 853, Franca 31 727  dhe Spanja 31 232 vdekje deri ditën e sotme.

Për sa i përket mesatares së vdekjeve për 100 mijë banorë, Belgjika, Andorra dhe Spanja renditen si vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë, respektivisht me 88.2, 73.9 dhe 67.3.

Ndërkohë në rajonin e Ballkanit shkallën më të lartë të vdekshmërisë e ka Maqedonia e Veriut me 35 viktima për 100 000 banorë, pas saj renditet Mali i Zi me shkallë vdekshmërie 25. 4, Bosnje  Hercegovina 23.4 dhe Shqipëria me shkallën e vdekshmërisë 13 përe100 000 persona.

Shkallën më të ulët të vdekshmërisë në Rajon e ka Greqia me vetëm 3.5 .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Në Spanjë 59 viktima dhe 2425 raste në 24 orë! Franca regjistron 81 vdekje Covid

Spanja ka regjistruar sot 59 viktima dhe 2425 raste të reja të identifikuar me Covid.

Sipas autoriteteve spanjolle, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 748,266 për një total viktimash prej 31,411.

Francë sot pati 4070 të identifikuar pozitiv dhe 81 viktima.

Sipas të dhënave të Worldometers në Francë numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është rritur në 542,639 kurse totali i viktimave është 31,808

Ora 18:13
Covid/ 4000 raste të reja në Britaninë e Madhe! Regjistrohen 61 viktima në Rusi

Britania e Madhe regjistroi sot më shumë se 4000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4044 të identifikuar të prekur nga Covid dhe 13 vdekje.

Sipas autoriteteve, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore në vend ka patur 439 013 të prekur nga koronavirusi dhe 42 001 viktima.

Gjermania raportoi sot 1148 të prekur nga koronavirusi dhe 5 vdekje.

Sipas të dhënave nga Worldometers, totali i pozitivëve në vend është 287,786 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 9539

Greqia ka publikuar bilancin e fundit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve të shtetit fqinj, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë regjistruar 269 raste të reja me COVID-19.

Me 4 viktimat e sotme, në total numri i qytetarëve që kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Greqi shkon në 383. Ndërkohë, bëhet me dije se73 qytetarë po trajtohen në intubim.

Autoritetet shëndetësore në Rusi raportuan sot për 8135 persona që kanë rezultuar me Covid dhe 61 viktima. Totali i rasteve të koronavirusit në vend është rritur në 1,159,573 kurse vdekjet numërohen në 20,385

Ora 17:29
Francë/ Kufizime të reja anti Covid-19, mbyllen baret dhe restorantet në Marsejë

Masa te ashpra në Francë, ku shifrat ditore mbi përhapjen e Covid-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese - mbi 10,000 raste të reja në ditë javën e fundit (16,096 vetëm të enjten).

Në Marsejë dhe Aix-en-Provence baret dhe restorantet janë mbyllur për të paktën 15 ditë.

Në 11 qytete të tjera franceze - përfshirë Parisin, Lionin, Tuluzën dhe Bordo – nga sot baret do mbyllen pas orës 22:00 dhe pijet alkoolike janë të ndaluara.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë, sistemi shëndetësor francez është në rrezik

"Nëse asgjë nuk ndryshon, Franca do të përballet me një sistem shëndetësor të paaftë për t'iu përgjigjur të gjitha kërkesave", - paralajmëroi Patrick Bouet , presidenti i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të mjekëve, i cili u shpreh gjithashtu se  "Vala e dytë erdhi më shpejt sesa mendonim”.

Qeveria franceze ndërkohë ka aktivizuar një plan të ri, për të siguruar që spitalet mund të menaxhojnë më mirë pacientët me Covid. Kjo do të rezultojë në shtyrjen e operacioneve jo-thelbësor. Qëllimi është të lirohen hapësira në objektet shëndetësore në tre zona kryesore të vendit.

Ora 17:06
Covid në Itali/ Regjistrohen 1494 të infektuar dhe 16 viktima në vetëm një ditë

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar   viktima nga koronavirusi ( edhe dje ishin 17)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.851

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1494 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1766) për një total prej 311.364  të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 773 të shëruar, për një total prej 225.190 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 119 raste të reja pozitive.

Ora 15:54
Spanja më e prekura nga Covid në Europë! Bllokime dhe kufizime në shumë zona të Madridit

Me një total prej 716 raste infeksionesh që nga fillimi i pandemisë, Spanja është vendi më i prekur në Evropë nga emergjenca shëndetësore.

Për të frenuar rritjen e kurbës së infeksioneve, qeveria spanjolle ka rifreskuar disa nga masat e kufizimit.

Nga sot rekomandohet që e gjithë popullsia, pavarësisht nëse ata banojnë ose jo në zonat me rrezik prej Covid, duhet të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Në total, 45 zona të komunitetit të Madridit, me rreth 1 milion banorë janë prekur tani nga rregullat e reja të mbylljes. Por jo të gjithë banorët e kryeqytetit do u nënshtrohen kufizimeve të reja, siç u kërkua nga Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa i cili urdhëroi autoritetet rajonale të "rishikojnë" masat e kontrollit dhe t'i "zgjasin" ato sipas rekomandimeve të "ekspertëve", sepse, tha ai, ekziston "një rrezik serioz" për shëndetin publik.

Por autoritetet lokale nuk pajtohen me Ministrin. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se janë gati të zgjerojnë masat në zonat

me më shumë se 500 infeksione Covid 19 për 100,000 banorë, me kusht që masa të zbatohet në të njëjtën mënyrë në të gjithë Spanjën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë