Italia regjistron 1585 raste të reja dhe 13 viktima! OBSH: Situata në Europë, shumë serioze... Zile alarmi Covid në Spanjë

Italia regjistron 1585 raste të reja dhe 13 viktima! OBSH: Situata në Europë, shumë serioze... Zile alarmi Covid në Spanjë

Në të gjithë botën janë regjistruar më.shumë se 29.8 milionë të identifikuar me koronavirus kursr totali i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 940 720

Sipas të dhënave të siguruara nga Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara me 23,261 infeksione të reja dhe 968 vdekje në 24 orët e fundit carritën në 6,626,242 raste të koronavirusit me 195,661 vdekje e ndjekur nga Brazili (134,106), India (82,066), Meksika (71,678) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,664).

Shteti i New York-ut është më i prekur nga numri i të vdekurve me 33,042 njerëz.  Vetëm New York City ka parë 23,762 vdekje që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë. Më poshtë janë Neë Jersey (16,054), Texas (14,715), California (14,656) dhe Florida (12,939). Renditja e infeksioneve drejtohet nga California me 770,035 raste pozitive, e ndjekur nga Texas me 695,988, Florida me 671,201 dhe Shteti i Neë York-ut me 446,366.

Brazili tejkalon 4.4 milion infeksione dhe 134,000 vdekje

Brazili, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit, ka arritur në 4,419,083 milionë infeksione dhe 134,196 vdekje.

Në 24 orët e fundit, vendi ka regjistruar 36,820 raste të reja dhe 987 vdekje të lidhura me Covid.

India: 97,900 raste të tjera brenda 24 orësh

India shënon një hap tjetër rekord në infeksionet e përditshme të koronavirusit, me 97,895 raste në 24 orët e fundit. Kjo u njoftua sot nga Ministria Indiane e Shëndetësisë.

Me mbi 5.1 milionë raste të përgjithshme, India është vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia pas Shteteve të Bashkuara. Ministria Federale e Shëndetësisë e Indisë raportoi se 1,132 njerëz vdiqën nga Covid-19 në një ditë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të sëmundjes në vendin aziatik në 83,200.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
Covid në Itali/ Regjistrohen 1585 të infektuar dhe 13 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi (dje ishin 12)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.658
                                                                                                                              
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1585 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1452) për një total prej 293.025 të prekurish nga Covid

Gjithashtu pati edhe 689 të shëruar, për një total prej 215.954 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 281 raste të reja pozitiv. 

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.906 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 104080

Ora 15:07
Covid/ Vendosen kufizime të reja për 2 milionë njerëz në Anglinë

Në Britaninë e Madhe, Ministri I Shëndetësisë Matt Hancock konfirmoi se nga mesnata, do të vendosen kufizime të reja të distancës sociale në pjesë të Anglisë Veri-Lindore, masë kjo për arsye të rritjes së rasteve të reja të identifikua të prekur nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë rajonin.

Masat e raja do zbatohen në shtatë zona, - Neëcastle, Sunderland, South Tyneside, North Tyneside, Gateshead, Northumberland dhe Durham.

Kufizimet përfshijnë ndalimin e shoqërimit me njerëz jashtë bërthamës familjare, ndalimin e tubimeve, restorantet do ofrojnë shërbim vetëm me dërgesa në familje dhe bashkë me pub-et, do të operojnë deri në orën 22:00

Llogaritet se kufizimet do të prekin më shumë se 2 milionë njerëz.

Nga ana tjetër, Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se po mendonte të kufizonte orët e bareve dhe lokaleve dhe të vendoste më shumë bllokime për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve të reja të koronavirusit.

Johnson i tha tabloidit ”The Sun” se ai donte të shmangte një tjetër bllokadë kombëtare, mes spekulimeve që ai mund të paraqiste një të tillë nëse infeksionet vazhdonin të rriteshin.

Ai tha që pub-et do të porositeshin të mbylleshin herët, duke përmendur “kohët e vjetra”, kur atyre u duhej të mbylleshin deri në orën 11:00 me kohën lokale.

“Gjëja kryesore tani është që unë nuk dua të kthehem në një pengesë të madhe që bllokon biznesin”, tha ai.

Johnson paralajmëroi se ai duhej të merrte masa “të vështira”, duke përfshirë një kufi prej gjashtë personash për shumicën e tubimeve, për të lejuar familjet të shijonin pushimet e Krishtlindjeve në fund të vitit.

“Pra, nëse mund ta kapim tani, mund ta ndalojmë valën, të ndalojmë majën, të ndalojmë të keqen që ka përfshirë botën”, theksoi ai.

Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe u regjistruan rreth 4000 raste të reja dhe 20 viktima. Totai i të prekurve është rritur në më shumë se 378 mijë kurse numri i përgjithsëm i viktimave ka shkuar në 41 684

Ora 13:00
Covid/100 milionë doza të ‘Sputnik-V’ nisen drejt Indisë! Rusia regjistron 132 vdekje dhe mbi 5500 raste të reja

Autoritetet shëndetësore në Rusi kanë raportuar për 132 viktima Covid në 24 orët e kaluar, shifër kjo që e ka rritur totalin e viktimave, që prej fillimit të pandemisë në 18 917. 

Gjithashtu në vend pati edhe 5670 raste të reja infeksioni, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 1 milion e 79 mijë.

Rusia do të shesë 100 milionë doza të vaksinës Sputnik-V tek një kompani indiane

Fondi sovran i pasurisë ruse thotë se do të furnizojë me 100 milion doza të vaksinës së saj Sputnik-V kompaninë farmaceutike indiane ‘Reddy's Laboratories Ltd’ sapo të marrë miratimin e rregullatorit në Indi. 

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) ka rënë dakord të bashkëpunojë me firmën indiane në provat klinike dhe shpërndarjen e vaksinës.

Njoftimi vjen ndërsa India ka në total mbi 5 milionë raste të koronavirusit, pasi raportoi mbi 90mijë  raste të reja në 24 orët e fundit. 

Ora 12:21
OBSH: Situata e pandemisë në Europë, shumë serioze...Zile alarmi Covid në Spanjë

Në shtatë vende europiane rritja e rasteve Covid ka qenë më shumë se dyfish

Organizata Botërore e Shëndetit është shprehur se situate e pandemisë në Europë paraqitet shumë serioze.

Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën deklaroi se “Rastet e reja të raportuara të identifikuar si bartës të koronavirusit janë aq të larta sa mund të krahasohen më ato të muajit mars”

"Më shumë se gjysma e vendeve europiane - nënvizoi ai gjatë një konferencë për shtyp online - kanë regjistruar rritje mbi 10% në dy javët e fundit dhe në shtatë vende rritja ka qenë më shumë se dyfish".

Këto shifra, - tha kluge,- janë një trend alarmues dhe duhet të jenë një zile alarmi për të gjithë”.

Spanja regjistron 239 vdekje dhe më shumë se 11 mijë raste të reja infeksioni

Sipas shifrave të raportuara nga Rajonet por ende të pakonfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Spanjë janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 239 vdekje dhe 11 193 raste të reja infeksioni Covid.

Sipas të dhënave nga Worldometers, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 614 360 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 30 243.

Madridi dhe territoret baske janë vendet ku virusi po përhapet me shpejtësi.

Autoritetet gjermane të emergjencës shëndetësore Covid kanë raportuar për 2021 raste të prekur nga koronavirusi dhe 4 viktima. 

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, të infektuarit në total që prej fillimit të pandemisë janë 266 865 kurse ata që kanë humbur jetën numërohen në 9449

Turqia ka raportuar për 1771 raste të reja infeksioni dhe 63 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se totali i viktimave është rritur në 7249 kurse numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid ka shkuar në 296.391

Ora 12:05
Edhe me rregullin e ‘Sundimit të gjashtës’, Britania e Madhe regjistron 4000 raste të reja dhe 20 viktima

Britania e Madhe tha se gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 3991 raste të reja infeksioni dhe 20 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, që prej fillimit të pandemisë numri total I të prekurve nga koronavirusi është rritur në 378 219, për një total viktimash prej 41 684.

Prej tri ditësh ka nisur "Sundimi i gjashtës". Çfarë do të thotë? Për shkak të rritjes së mprehtë të infeksioneve të koronavirusit në ditët e fundit, qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka vendosur ndalimin e takimeve dhe grumbullimin e më shumë se 6 personave që nuk i takojnë të njëjtës bërthamë familjare, si në ambiente të mbyllura ashtu dhe në ato të hapura. Deri tani kufiri i grumbullimit të njerëzve ishte deri 30 persona.

Duke qënë se nga rregulli janë të përjashtuar sektorët e prodhimit, zyrat, bizneset, dasmat, funeralet, institucionet fetare, eventet sportive të hapura për publikun dhe sigurisht shkollat, masa e re e "rregullit të gjashtës”  do të ndikojë kryesisht në pub-et, restorantet dhe vizitat në shtëpi.

Por nëse në restorante nuk do të ketë më tavolina me më shumë se gjashtë persona, si mund të kontrollohen takimet private? Edhe gjatë momenteve më të vështira të bllokimit prej pandemisë, policia britanike ka kryer shumë rrallë kontrolle për respektimin e masave…Tani situata duket se del nga kontrolli, veçanërisht tek të rinjtë, grupi 18-25 vjeç që përfaqëson pothuajse 40% të infeksioneve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari