Çështja e arrestimit të Belerit mbërrin në senatin amerikan: Shqetësim për arrestimin 2 ditë para zgjedhjeve! Zyrtari i DASH: Ambasada greke na ka informuar, presim raport

TIRANË- Greqia zyrtare ka njoftuar senatin amerikan për arrestimin e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës nga radhët e opozitës. Kryetari i Komisionit të jashtëm në Senat shprehu shqetësim për arrestimin e tij e Belerit 2 ditë para zgjedhjeve, ndërsa i kërkoi informacione zyrtarit Derek Chollet mbi këtë ngjarje.

Para se të mbërrijë në Bruksel, çështja e arrestimit të kandidatit të zgjedhur në krye të bashkisë së Himarës Fredi Beleri, u bë objekt diskutimesh në komisionin e jashtëm të senatit amerikan.

Gjat raportimit të dy zyrtarëve të lartë të DASH, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, kryetari i komisionit u kërkoi informacione lidhur me arrestimin e kandidatit të opozitës për Himarën, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

“Unë e kuptoj se garantimi i zgjedhjeve të lira të ndershme është i rëndësishëm, por jam i shqetësuar. Greqia na ka informuar se do të ketë impakt negativ për çështjen e integrimit. Çfarë po bëjmë që autoritetet shqiptare t’i binden rendit”.- tha Bob Mendez, kryetar i Komisionit të Jashtëm në senatin amerikan.

 “Kemi dëgjuar nga ambasadori grek dhe kemi njoftuar dhe ambasadën në Tiranë për të kuptuar se çfarë po ndodh”.- tha Derek Chollet zyrtar i lartë i DASH.

Ndërsa i dërguari amerikan Escobar është pyetur mbi sundimin e ligjit në Shqipëri dhe trafikun e drogës. Ai ka shprehur besim te SPAK, ndërsa shtoi se po punohet me BE për ta forcuar këtë organ dhe për të krijuar mundësinë për shkëmbimin e informacioneve.

Sa i përket Fredi Belerit, Report tv mëson se do do të dalë para gjykatës së posaçme të hënën më 22 maj për seancën e caktimit të masës së re të sigurisë ndaj tij. Përballja e radhës me gjykatën për Belerin, vjen për shkak të kalimit të dosjes penale ndaj tij nga Vlora në SPAK, ku do të vijojë hetimi për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje.

Fredi Beleri, i akuzuar për blerje të 8 votave për 40 mijë lekë, do të qëndroj në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Në burg është lënë edhe Pandeli Kokaveshi i akuzuar si bashkëpunëtor i Belerit në blerjen e votave të qytetarëve në Himarë. E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Report Tv mëson se në sallën e gjyqit, kandidati i Berishës dhe Metës që kërkon një mandat në Himarë, deklaroi se nuk ka lidhje me akuzën. Beleri pretendoi para trupës gjykuese se në lokal, momentin kur u arrestua nga agjentët e policisë, ishte me të afërm të tij dhe se me lekët nuk kishin qëllim blerjen e votave.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri më 12 maj. Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/05/2023 00:34

    Greqia ka lobin e saj te miqesise ne Kongres dhe duket qe info.dhene amerikaneve eshte e njeanshme, e pjesshme dhe interpretuar sipas te dhenave gjysmake e te sajuara nga pala greke.Amerikanet perpara se te hidhen ne perfundime te gabuara,duhet te degjojne dhe argumentat e pales shqiptare.Beleri vertet u trajtua nga KM me cilesime,por u arrestua me te drejte,ne menyre flagrante si HAJDUT votash,si njeri qe po bente korrupsion duke vjedhur vota,jo pse kerkoi te drejta per greket,jo se po i binte gjoksit e po thoshte jam grek.

    Përgjigju
  • Blenard: 19/05/2023 18:24

    Po camerin e di ky i kuni folur keture zotrinjeve amerika dashka reforem po sdo ti prishi qefin grekeve mu ne te semes te ver evropa dhe greqia beleri duhet te rrij ne burg dretesia te triufoi

    Përgjigju
    • Trump: 19/05/2023 19:07

      Ç'punë ka Shqipëria që një agjent grek u kap duke blerë vota e do dënohet nga agjentë të Erdoganit? Pse nuk e bëjnë luftën në detin Egje këto dy vende?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?