Në burg për trafik të lëndëve narkotike, i dënuari ndërron jetë gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Në burg për trafik të lëndëve narkotike, i dënuari ndërron jetë gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Burgu i Beratit

57-vjeçari Valerio Gërxhi që vuante dënimin në burgun e Beratit ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në Senatoriumin e Tiranës.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit dhe më pas drejt Senatoriumit të Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Mësohet se i burgosuri kishte probleme me mushkëritë dhe ka gjetur vdekjen në sallën e operacionit gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Njoftimi i plotë  i Drejtorisë së Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me keqardhje njofton opinionin publik, se sot me datë 25.09.2023 rreth ores 11.15 ka ndëruar jetë në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi shtetasi Valerio (Vasillaq) Nasi Gerxhi, i dtl. 02.01.1966, banues në Berat, i dënuar me njohje vendimi penal të huaj me 7 vjet i burgim, për vepren penale “prodhim shitje lend narkotike”.

Pacienti Valerio Gerxhi i biri i Nasi dhe Kate i datlindjes 02.01.1966 me vendlindje Berat u shtrua ne kliniken e kirurgjise torakale ne S.U. Shefqet Ndroqi me diagnozen Formacion apikal pulmon sinister me infiltrim te paretit torakal (Pancoast) me rekomnadimin nga mjekut pneumolog i spialit Shefqet Ndroqi qe e priti ne urgjence me daten 18.09.2023.

Pacienti kardiopat kronik trajtohej prej 20 vjetesh si status post by-pass kardiak. Pasi u shtrua ne klinike dhe u kompletua me te gjitha ekzamininet e nevojshme dhe nje rivlersim te ri kardiak u gjykua nga stafi kirurgjikal-anestezist si subjekt i pershtatshem per intervent kirurgjikal dhe u vendos te premedikohej duke nderprere antiagregantet dhe kalimin ne trajtim me antikoagulant dalteparin 5000ui x 2.

Pacienti futet ne sallen e operacionit mecdate 25.09.2023 pasi ju parashtruan rreziqet atij dhe familjareve te vete dhe pa pasur asnje objeksion prej tyre. Interventi i rekomanduar ishte lobektomi e siperme e majte dhe rezeksion i paretit torakal (brinjet II dhe III) me ane te torakotomise interskapulovertebrale sinister.

Gjate aktit operator pa pasur asnje shkak objektiv pacienti ben arrest kardiak per te cilen u filluan menjehere procedurat reanimuese edhe me masazh kardiak intern per rreth 50 minuta por pa sukses (midriaze ireversibile dhe ne EKG vije izoelektrike). Ne keto kusht pas konsultimeve edhe me mjekun kardiolog deklarohet exitus letalis.

Lidhur me ngjarjen u njoftuan organet hetimore si dhe familjaret e te ndierit dhe po kryhen procedurat ligjore. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve i dergon ngushellime familjes dhe te afermve.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurizo: 26/09/2023 16:10

    Rasti nuk duhej operuar perderisa kishte infiltrim të paretit. Fillimisht duhej bërë radioterapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit