Në dashuri dhe në familje gjërat nuk po shkojnë mirë, çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri dhe në familje gjërat nuk po shkojnë mirë, çfarë thonë yjet për ju sot

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Ajo që do të fillojë do të jetë një fundjavë mjaft e qetë. Me ardhjen e javës së ardhshme Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo do ju ndihmojë shumë. Do të ndiheni shumë më mirë fizikisht dhe kjo do t'ju lejojë të përfshiheni në shumë fusha.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të shtunën keni ardhur nga ditë të komplikuara, të vështira dhe shumë të rënda. Kjo fundjavë mund të jetë idealja për të marrë frymë dhe për të rikuperuar energjinë. Udhëtimet dhe kontaktet me njerëzit përreth jush janë të favorizuara.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Ditët e fundit në mënyrë të pavetëdijshme keni qenë paksa shumë sipërfaqësore. Në disa raste keni shumë angazhime, në të vërtetë shumë, dhe përfundoni që duhet të bëni gjithçka shumë shpejt.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Gjatë fundjavës do të përjetoni momente të qarta pozitive përsa i përket ndjenjave. Pasioni mund të bëhet sërish i jashtëzakonshëm. Përqendrohuni te dashuria ku mund të bëni njohje të reja dhe të rëndësishme.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të shtunën së shpejti do të ndiheni ende pak nervoz ndërsa gjërat do të ndryshojnë për mirë të dielën. Këshilla është të bëni durim, situata do të përmirësohet shumë shpejt.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Ju keni një fundjavë mjaft konfuze përpara. Kjo mund të zbatohet si për punën ashtu edhe për ndjenjat. Mundohuni të gjeni kohën tuaj dhe të vendosni jetën tuaj në rregull.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Ju do të dëshironit të jetonit për ditën, por nuk jeni krijuar për këtë mënyrë jetese dhe në mënyrë të pashmangshme përfundoni duke bërë plane afatgjata. E gabuar do të jete nese keni mendime për më larg.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të shtunën ju duket se kjo fundjavë nuk mund të fillojë ashtu siç keni dashur, por është vetëm përshtypja juaj. Me kalimin e orëve, të shtunën do të bëhet një ditë e veçantë. Një paralajmërim për beqarët, gjatë mbrëmjes mund të jetë momenti i duhur për të bërë takime të reja të këndshme.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Në dashuri dhe në familje gjërat nuk shkojnë mirë dhe ka gjithmonë problemet e zakonshme. Ndoshta largimi për t'u çlodhur pak mund t'ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin dhe zgjidhjet e mundshme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Kjo e shtunë në disa prej jush mund të kenë pasur shumë probleme në dashuri, por kjo është fundjava e duhur për të kompensuar terrenin e humbur. Përveshni mëngët dhe jepni forcë vetes për të kaluar gjithçka të vështirë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Kjo e shtunë, ju keni ndjesinë e veçantë të të jetuarit në një gjendje jo ideale, jeni shumë të shqetësuar. Mundohuni të qëndroni të qetë vetëm që të mund të jepni më të mirën.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Gjatë orëve në vijim mund të mbështeteni te Hëna, Marsi dhe Mërkuri në një aspekt të favorshëm, kjo ju këshillon të përfshiheni dhe të angazhoheni në të gjitha fushat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'