Në dashuri do të jeni energjik, ditë pozitive dhe për beqarët...mësoni horoskopin për sot

Në dashuri do të jeni energjik, ditë pozitive dhe për beqarët...mësoni horoskopin për sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Në dashuri do të jeni energjik dhe gjatë kësaj dite, do të arrini të bëni një listë me gjërat që doni të bëni me njeriun e zemrës. Edhe në punë, do të ketë zhvillime pozitive.

DEMI 21. prill - 21. maj

Ju duhet të rregulloni disa gjëra të mbetura pezull. Ka diçka që në dashuri nuk shkon siç duhet. Sa i takon punës, yjet do të jenë në anën tuaj. Do të keni mundësi që të mbyllni një biznes me rëndësi dhe të kapni fluturimthi një rast.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Në dashuri do të jeni mjaft të favorizuar dhe sfera sentimentale paraqitet mjaft pozitive. Edhe sa i takon punës nuk mund të ankoheni, pasi idetë e mira nuk do të mungojnë.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Çiftet që duan të ndërtojnë diçka të bukur dhe të qëndrueshme mund ta bëjnë, pasi situata në dashuri është mjaft pozitive. Sa i përket punës, do të jeni optimist, edhe nëse nuk do të arrini një marrëveshje. Keni dëshirë për ndryshim dhe ndoshta mund të jeni duke e bërë diçka të tillë.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Hëna është në shenjën tuaj dhe dashuria është mjaft e favorizuar, ndaj përfitoni. Situata paraqitet tejet pozitive edhe sa i takon punës. Do të keni mundësi që të projektoni diçka të re.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Hëna rikthehet sërish në shenjën tuaj dhe dashuria do të njohë përmirësim. Sa i takon punës keni kaluar një periudhë të vështirë dhe tani ndiheni të pavendosur. Nuk e dini ende nëse duhet të pranoni një propozim, apo të nisni një projekt të ri.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Nëse jeni vetëm, nuk do e keni të lehtë që ta lini veten të lirë në sferën sentimentale. Javët e kaluara kanë qenë të mbushura me nervozizëm dhe dyshim. Ndërsa në punë do të jeni të vendosur dhe nuk do të bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë. Kujdes duhet treguar me shpenzimet.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim të kundërt, ndaj e marta nuk do të jetë shumë e lehtë në dashuri. Edhe në punë mund të përballeni me momente tensioni.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Në dashuri, pavarësisht problemeve të vogla, Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Edhe sa i takon punës, mund të rrini të qetë, pasi mundësitë e reja nuk do të mungojnë.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive për dashurinë, ku do të keni mundësi që të merrni një përgjigje. Edhe në punë duhet të ndiheni pozitiv, pasi shumë shpejt do të keni mundësi të rinisni.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Hëna do të ketë ndikim të kundërt, duke ju krijuar probleme. Disa lidhje nuk do të funksionojnë më. Sa i takon punës, nëse po mendoni për një ndryshim, ruani qetësinë dhe bëni kujdes.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Në dashuri do të keni mundësi të rinisni. Kush nuk besonte tek ndjenjat, tashmë do e rigjejë besimin, veç bëni kujdes. Në punë, do të keni mundësi që të nisni një projekt të ri me afrimin e tetorit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’