Në dashuri duhet shumë durim se mund të keni probleme....çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri duhet shumë durim se mund të keni probleme....çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të mërkurën periudhë fantastike për ndjenjat por kujdes me personat që zgjidhni në krah. Vlerësoni ato tërësisht. Për sa i përket punës, nëse jeni në kërkim të një pune të re do të gjeni shumë mundësi. Ju takon juve t'i shfrytëzoni sa më shumë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të mërkurën në dashuri duhet të keni shumë durim sepse mund të ketë probleme, keqkuptime të një lloji. Ju rrezikoni që diçka të mos shkojë sipas planit. Për sa i përket punës, do të ishte më mirë të mos bëni zgjedhje të nxituara.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të mërkurën gjatë orëve në vijim do të keni shumë planetë në favorin tuaj, nga Hëna te Mërkuri e deri te Saturni, prandaj të mirë për ndjenjat. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje padive (ose argumenteve) të vazhdueshme që mund të shkaktojnë shqetësime.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të mërkurën në këtë ditë të fundit të shkurtit do të nisë një fazë më e mirë për jetën tuaj të dashurisë. Lajm i shkëlqyer atëherë. Për sa i përket punës, një marrëveshje do të duhet të diskutohet sërish deri në fund të majit. Do të shihni që gjithçka do të shkojë mirë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të mërkurën ju keni hënën e kundërt, përpiquni të jeni të matur në dashuri. Për sa i përket punës, ju jeni shumë produktiv ndaj është një ditë e shkëlqyer për t'u zënë. Në punë ju duhet shumë guxim për çdo hap që merrni.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Të mërkurën nëse keni disa probleme dashurie mos u shqetësoni sepse do të arrini të zgjidhni gjithçka në një kohë të shkurtër. Këto ditë duhet të kontrolloni që puna që po bëni është vërtet ajo që ju kënaq plotësisht.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të mërkurën në këto orë të fundit të shkurtit ju keni një Hënë të favorshme ndaj përfitoni nga ajo për të përjetuar emocionet në maksimum. Për sa i përket punës, mund të ketë një pengesë për të kapërcyer, por do të arrini ta bëni sa më mirë. Ju i keni të gjitha dokumentet në rregull.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të mërkurën muaji po përfundon dhe lodhja do të ndihet, me rritjen e stresit në punë mund të pësoni një rënie të përqendrimit. Mos e lini veten të dekurajoheni dhe dashuria gjithashtu do të jetë gati t'ju buzëqeshë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Të mërkurën është koha për të shpalosur velat dhe për të nxjerrë në pah gjithçka. Fundi i muajit është gati për t'ju dhënë emocione për sa i përket sferës sentimentale. Periudhë e shkëlqyer edhe për punën, ka ardhur koha për të kapur hapin, për të rikuperuar diçka të pazgjidhur që e keni zvarritur shumë gjatë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të mërkurën dashuria po ecën mirë për momentin dhe së shpejti do t'ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme për jetën tuaj, por planetët janë me ju. Përfitoni nga ky tranzit i shkëlqyer, por më pas ju takon juve të jepni më të mirën tuaj dhe të merrni kënaqësi të madhe.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të mërkurën ngjitja vazhdon, momenti është shumë pozitiv dhe sfera sentimentale do të shkojë shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë të përmirësohet. Edhe ambienti i punës është dukshëm në rritje, vazhdoni të shfrytëzoni fluksin pozitiv.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të mërkurën planetët janë ende në anën tuaj, gati për t'ju hapur mundësi të reja për sa kohë që dini t'i peshoni. Mos merrni vendime të nxituara. Me Diellin dhe Jupiterin në shenjën tuaj, ka ardhur koha për të ecur përpara dhe për të mirëpritur dashuri të reja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane