Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Kushtojini më shumë vëmendje ndjenjave që kanë lindur së fundmi pasi ekzistojnë mundësitë që të lindë një dashuri e madhe. Në punë, të hënën nuk është dita ideale për të marrë vendime të rëndësishme.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Dita e hënë do të nisë mbarë. Nëse po prisni konfirmime për disa projekte apo marrëveshje, mos e humbisni durimin sepse përgjigjet do të vijnë shumë shpejt.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Kohët e fundit, ka pasur tension në lidhjen tuaj dhe kjo nuk është diçka e mirë. Nga ana tjetër, duhet më shumë përpjekje pasi duke sikur gjithçka po ecën me ritme të ngadalta.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Në dashuri ju pëlqejnë sfidat, por bëni kujdes të mos e teproni. Në punë, ka tensione të lidhura me shumë gjasa me çështje ekonomike.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Në këto momente, po i jepni më shumë rëndësi punës dhe partneri juaj mund të mërzitet për këtë çështje. Në punë, kjo ditë do të jetë pozitive pasi gjërat shkojnë ashtu siç dëshironi.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Falë ndikimit të Hënës, kjo është një periudhë shumë e mirë për të shprehur atë që ndjeni. Në punë keni ide të mira që doni t’i shprehni.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Në dashuri mund të ketë shumë tensione, veçanërisht tek çiftet afatgjatë. Nga ana tjetër në punë mos krijoni polemika dhe merrni vendime të mirëmenduara.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Në dashuri është një periudhë shumë interesante pasi do të përjetoni emocione të bukura. Në punë, mos nxitoni që të arrini atë që doni sepse ndryshimet po vijnë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Do të keni disa diskutime të vogla me partnerin/partneren, por nëse lidhja është e fortë, nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Nga ana tjetër, në punë ekziston mundësia që të keni konfirmim për diçka që e keni pritur prej kohësh.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Falë ndikimit të Hënës dhe Venusit, emocionet do të jenë të dyfishta. Në punë, edhe nëse riorganizoni gjithçka nga e para, sërish do ia dilni të keni sukses.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Falë ndikimit të Hënës, data 7 dhe 10 do të sjellin emocione të reja Në punë, do të ketë rezultate të mira gjatë këtij muaji.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Për cdo shqetësim që keni pasur së fundmi, bëhuni gati sepse do ju vijë zgjidhja për çdo gjë. Edhe në punë do vijnë projekte të reja.