Në ditën e ditëlindjes, aktori shqiptar Florind Belliu i jep fund jetës, bashkë me gruan e tij hidhet nga kati i gjashtë i banesës në Neë York! Mesazhi i dyshimtë para aktit

NEË YORK- Në ditën e tij të ditëlindjes, aktori shqiptar Florind Belliu, siç raportohet në media, ka gjetur vdekjen në Neë York. Media amerikane Neë York Post bën me dije se 35-vjeçari është hedhur nga ballkoni i katit të gjatë në pallatin ku jetonte, së bashku me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 09:15, ku trupat e dy të rinjve u gjetën të vdekur nga polica vendase.

Aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e Ornela Belliu prej disa vitesh jetonin në shtetet e bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në Neë York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se për cilat ishin arsyet që e shtynë çiftin të ndërmarrin një akt të tillë. Megjithatë ka dyshime për disa pista, si për shembull vetvrasje e dyfishtë, vrasje dhe vetëvrasje. Për këto autoritetit po hetojnë. Fqinjët e tyre dyshojnë se çifti shqiptar kanë debatuar para se të vdisnin. Disa media raportojnë që Ornela ishte shtatzënë, por një detaj i tillë nuk është konfirmuar ende.

“Dikush më tha se kishte të bërtitura. Pashë një çantë te shkallët e emergjencës, ndoshta ajo po përpiqej të largohej”,  deklaroi  Steve Iurilli, 63 vjeç.

Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij. “Mund të thuash se kanë vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”

Një prej fqinjëve shprehet se çiftin e ka parë gjithmonë bashkë dhe nuk kishte vënë asnjëherë re diçka që nuk shkonte. Por, shprehet se shpesh aktorin e shihte të zemëruar, ndërsa bashkëshortja e tij ishte e qetë.

“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tha Perkaj, duke shtuar se ishte ankuar se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij.

Një punonjës ndërtimi, Harold Johnson tha se është takuar me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull. Johnson tregon se përpara se çifti të transferohej në pallat, aktori kishte kërkuar që të hiqte kangjellat e dritareve, por Johnson i kishte thënë se nuk mund ta bënte pasi kishte fëmijë të vegjël.

“Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kjo ishte ajo, "tha Johnson.

Florind Belliu, ka qenë aktor në vendin tonë, ku ka luajtur në disa role në teatër.

Pallati nga i cili është hedhur aktori Florind Belliu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
‘Më kanë ngritur kurth, jam i vetëm, kam vetëm Allahun’, mesazhi i dyshimtë që Florind Belliu shkroi para se të vetëhidhej në Nju Jork

Një status i bërë nga Florind Belliu lë dyshime mbi motivet e vetëvrasjes ose vrasjes së tij së bashku me gruan. Ai ka shkruar një mesazh për 2 çunat e tij, ku thotë se i kanë ngritur një kurth dhe se të gjithë i ka kundër. Ai thotë se nuk po gjen as gazetar për ta bërë publike e as një avokat për ta mbrojtur, por pa e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më! Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë.

Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra. Për dy çunat e mi Schëibe dhe Raya. Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë.

Mi kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai.

 

Ora 19:53
Motra e ulur në gjunjë, e ëma pas murit duke qarë...dalin video pak momenti pasi aktori shqiptar u vetëhodh nga pallati në Nju Jork bashkë me gruan

Një video e publikuar nga Nju Jork Post tregon pak minuta pas tragjedisë, ku nëna dhe e motra e Florind Belliu mezi mbajnë veten pas lajmit të trishtë se i riu së bashkë me bashkëshorten e tij janë vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit. E motra e viktimës shfaqe e ulur në gjunjë, teksa e ëma e mbështetur pas murit duke komunikuar edhe me efektivët e policisë së zonë.

Ora 13:07
“Çifti u përlesh para hedhjes nga kati i gjashtë”, pistat e hetimit për vdekjen e aktorit Florind Belliu dhe bashkëshortes

Aktori Florind Belliu, bashkëshortja Ornela dhe dy fëmijët e çiftit

Hetuesit në New York dyshojnë se aktori shqiptar Florind Belliu i cili u gjet i vdekur së bashku me të shoqen Ornela poshtë banesës, ka shtyrë fillimit të shoqen, e më pas është hedhur edhe vetë.

E ndërsa deri më tani mendohej se 35-vjeçari dhe 28-vjeçarja janë hedhur bashkë, për shkak të një “pakti” vetëvrasjeje, tashmë pistat e dyshimit janë zgjeruar. Trupat e çiftit u gjetën në oborrin e pasmë të banesës ku jetonin, mëngjesin e së shtunës, shkruan New York Post.

Fqinjët e tyre dyshojnë se çifti shqiptar kanë debatuar para se të vdisnin.

“Dikush më tha se kishte të bërtitura. Pashë një çantë te shkallët e emergjencës, ndoshta ajo po përpiqej të largohej”,  deklaroi  Steve Iurilli, 63 vjeç.

Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre të mitur, të cilët kanë qenë brenda në banesë kur ka ndodhur ngjarja.

“Ata ishin fëmijë shumë të mirë, dy djem të vegjël. Po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e këndshme. Burii ishte pak i rezervuar, por një familje e bukur.” tha fqinji Giovanni Resto për Daily News.

Policia po heton të gjitha pistat e mundshme. Një burim policor tha për mediat amerikane se Belliu mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, të cilat mund të kenë shkaktuar incidentin që qe fatal për të dhe gruan e tij.

Ora 10:44
“Çfarë t’i themi nënës kur të na shohë rrugës, që nuk të mbrojtëm dot?, mesazhet prekëse të miqve të aktorit që u hodh nga kati i gjashtë i banesës

Vdekja e aktori Florind Belliu i cili u hodh bashkë me bashkëshorten nga kati i gjashtë i banesës në New York, ka sjellë një mori komentesh në rrjetet sociale nga miqtë dhe familjarët e tyre.

Të tronditur nga ngjarja, të afërmit shprehin keqardhjen për çiftin që vdiq e la pas 2 fëmijë të mitur.

Disa nga reagimet:

“Pse mor vëlla, pse mor Florind Belliu zgjodhe këtë rrugë?  Ç’të mungonte kur të gjithëve na kishe në krahë dhe të mbështesnim? Ç’të shtyu o vëlla të ndërmerrje një rruge pa një fillim e mbarim? Çfarë t’i themi nënës kur të na shohë rrugës, që nuk të mbrojtëm dot? Pse nuk mendove pak për familjen, për nënën dhe motrat? Të gjithë i dinim aftësitë e tua dhe vlerat që kishe, por kurrë këtë mënxyrë! Na pikëllove sa s’ka shpjegim! Allahu ë mëshiroftë!”

“Kur u nis avioni me mua. Përpara atij avioni u nis një avion tjetër me ëndrrën time… Duke ardhur ëndrra ime para meje…”

“Pse more Florind ja bëre vetes tënde mamit dhe motrave që aq shumë i doje pse pikërisht sot në ditën e lindjes tënde ..pse ja bërë fëmijëve këtë? Portalet dhe njerëzit shkruajnë për ty fjalë që ti nuk i meriton sepse ti vuaje për humbjen babit tënd dhe gjyshes që për ty ishin të shenjtë …kemi mbetur pa fjalë na ke shokuar të gjithë ne që ty të njihnim se çfarë djalë flori ishe sikur emri që gjyshja të vuri ..SOT ditëlindjen vendose ta bëje me babin dhe gjyshërit e tu. U prefsh ne paqe Florind Belliu.”

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 08/08/2022 02:36

    Ky aktori tek cfare filmash ka marre pjese se nuk arrij dot ta kuptoj se ku eshte lajmi ketu

    Përgjigju
  • Iris: 08/08/2022 00:29

    Paranoja,apo nje problem i vertete qe mund t'a kete cuar ne paranoje,nuk dihet,hetimet do t'a tregojne,por sido qe te jene,jane veprimet e nje njeriu te deshperuar qe nuk ka ditur,nuk ka mundur,ose s'ka dashur te dilte nga X-situate.Por nje gje duket e qarte,nga deshmite e dhena ne artikull,nje plan per t'i dhene fund jetes e ka patur ne mendje.Fakti qe eshte ankuar per dritare qe s'hapen,apo per kangjella qe s'hiqen,te shpie ne kete konkluzion.

    Përgjigju
  • emri im: 07/08/2022 23:17

    shkofsh ne ferr o legen burre. te gjithe aktoret na u trishtuan duke ngushelluar familjen e ktij nderkohe asnje fjale per vajzen, familjen e saj a thua se ajo qe thjesht statistik. ai legen njeri ka qene qe ne shqiperi. shkoft ne ferr. e shkreta vajze, femijet e saj e familjaret e vajzes. ju preht shpirti ne paqe

    Përgjigju
  • Ujvara: 07/08/2022 21:51

    Jam shume dakort me komentuesin UNE.

    Përgjigju
  • tomorr: 07/08/2022 21:44

    Mesazhi qe ka shkruar para se te hidhej tregon se ka vuajtur nga paranoia.Mjeksia ne kete epike eshte shume prapa. Ilacet nuk e sherojne te semurin dhe per me teper ato kane shume efekte anesore qe i bejne shume te semure te mos i marrin fare por te vuajne ne kete gjendje. Eshte fat i keq i atyre qe i kane keto seemundje dhe fat i keq per familjaret e tyre. Gruaj e tij , viktima ne kete rast mund te jete pa faj. Eshte mundesi shume e vogel qe te dy te kene vuajtur nga paranoia

    Përgjigju
  • Lushka: 07/08/2022 21:07

    Un sja kam idene cfar aktori ka qen ky ndjese paste por nje veprim I tille eshte makabritet... Arsye shum te Forta duken nga sms qe ka shkruar I ndjeri mbase e kan detyruar por me tej flasin organet edhe ato do e zbulojne te verteten! Ndjese pacin si familje!

    Përgjigju
  • albaneca: 07/08/2022 20:22

    Te .ift allahu fisin! Shqipetaret nuk vrasin veten! Ata jane burra dhe luftojne per jeten e tyre dhe te aferme te tyre! Ti vetem gjak shqipetari nuk ke pasur! Mire qe shpetuan femijte.

    Përgjigju
  • Ed lezha: 07/08/2022 20:20

    Ne qofte se ata kane debatuar para vrasjes ata nuk kane bere vetevrasje po ai pidh motre ka vrare nenen e femijve per çfare do lloj arsye pak rendsi ka!!! Po më vjen shuuuum keq të shoqen dhe femijet kurse ai ne pidh të motres të shkoje!! Vetem frikacaket dhe njerezit e lige ne shpirt e bejne atë pune

    Përgjigju
  • Edi: 07/08/2022 20:15

    Ne qofte se ata kane debatuar para vdekjes

    Përgjigju
  • Derri: 07/08/2022 18:44

    Po shtatzene me ket ishte ajo rahmetlija se jane arsye tfuqishme kto per me te hedh nga lart?

    Përgjigju
  • dajtti: 07/08/2022 18:16

    Kush ka ikur ne Amerike dhe Kanada dhe nuk eshte cmendur? Greqia eshte vendi me me pak stres per ne shqiptaret

    Përgjigju
  • Psikiatri: 07/08/2022 18:13

    Prandaj populli pyeste deri ne brezin e shtate perpara se te jepnin ose merrnin vajzen apo djalin. Ketij fatkeqi nuk ka asnje mundesi ti kene filluar problemet psiqike ne moshen 35 vjecare. Ngjarja eshte tragjike. Ngushellime familjareve.

    Përgjigju
    • Berti: 07/08/2022 18:19

      Ca kali qenke o psiqiater, paske nevoj per psikiate…

  • Policia: 07/08/2022 17:44

    Vrases i ndyre mos te falte zoti. Nuk ka njerez me te ndyre se keta qe vet vriten. Edhe vrases edhe i vetevrare

    Përgjigju
  • Turi: 07/08/2022 17:40

    Keto qe lexojme jane vetem ato qe shkruajne mediat duhet te zbardhet si kane shkuar gjerat para se te dilni ne perfundime , mund te jete vetevrasje ose vrasje kush e di ?

    Përgjigju
  • Ardit: 07/08/2022 16:20

    Edhe pakt vetevtasje(!!!) edhe debatim para aktiti sikur nuk shkojne bashke. Tjetra edhe shtatzene. Hajde hajde, cfare burri.

    Përgjigju
    • Lala: 07/08/2022 19:23

      Mo's te duket cudi ta ket hedh per Punen e shtatzanis QE perendi ti se un sikur se lexova ne artikull.nejse

  • Ky kriminel: 07/08/2022 15:09

    Hodhi gruan e shkret pastaj esht hedh vet ! Cfar faji ka ajo grua e shkret gjynah i zotit . Hapni syt o njerz mos rrini me drogaxhi e njerz me probleme mendore

    Përgjigju
  • Roni: 07/08/2022 13:40

    Endra e New York-ut i perfundoi keq. Vetevrasja e tij eshte e trishte se i mori jeten edhe nje femre, nenes se dy femijeve. E tmerrshme. Gjera qe ndodhin dhe do ndodhin. Fatkeqesi per familjen dhe ngushellime.

    Përgjigju
  • LORA: 07/08/2022 12:33

    Nuk ka nje fije mundesi qe nje nene me dy femije te vetvritet,duke braktisur te vegjlit e saj. Sa per kete aktorin,,,,sot po ia degjoj emrin.

    Përgjigju
    • tony: 07/08/2022 13:02

      Lora e ke lexuar gabim gruaja shtatezene ne muajine nente nuk eshte hedhur vete por e ka hedhur burri nga ballkoni pastaj eshte hedhur dhe vete ok

  • Arbërori: 07/08/2022 11:31

    Askush nuk ka qenë aty prezent kur ka ndodhë ky tmerr, prandaj kujdes në paragjykime, mundet që këtu të del ndonjë person i tretë?! E pa imagjinueshme që prindi t’i le fëmijët mbrapa vete….këtu ka një djallë që do dalë së shpejti….

    Përgjigju
  • Tata: 07/08/2022 10:31

    Me skandalizon fotoja e ketij krimineli ne seri njera pas tjetres,kur per viktimen e tij as edhe nje rrjesht. Ky eshte krimineli radhes,vrases i nenes se femijeve te vet.

    Përgjigju
  • Une: 07/08/2022 10:05

    Sa ka si puna e ketij ne Amerike.. gjysma e njerezve ne New York jane me ilace per semundjet mendore. Mendohuni mire para se te ikni o njerez, nuk eshte cdo gje fushe me lule. Pune-shtepi eshte Amerika.

    Përgjigju
    • www.youngtribune.com: 08/08/2022 02:40

      Rrini hani bar te thate atje ne Shqiperi dhe shitini bythen cdo qeverie qe vjen ne pushtet

  • Agim: 07/08/2022 09:57

    Kush do ua mesoje shqiptareve qe kur kane kontradikta te vazhdueshme me grate mos i vrasin por ti ndajne dhe femijet mos i lëne pa nëna?

    Përgjigju
  • Tata: 07/08/2022 08:26

    Tipi e hodhi gruan me pare,pastaj vehten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza