Vajza e vogël e ish Presidentit të Amerikës, Barack Obama ka festuar Ditën e Maturës. Sasha 17 vjeçare tashmë duket e rritur dhe tërhoqi vëmendjen me daljen e saj mjaft të thjeshtë. Ajo mbante veshur një fustan të zi dhe ishte grimuar shumë bukur.
Në festë mungoi babai i saj, por u shoqërua nga e ëma Michelle dhe motra e saj Malia. Sasha, ishte vetëm 7 vjeç, kur babai i saj u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas raportimeve në median botërore thuhet se Sasha do të regjistrohet në Universitetin e Miçiganit në vitin 2021, pasi të ketë marrë një vit pushim nga përfundimi i kolegjit.