Në ditën e shenjtërimit të nënë Terezës, Ansambli orkestral instrumental Italian BELLINI, ka dhënë një koncert për artdashësit gjirokastritë. Koncerti erdhi si ide organizative nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë dhe asaj të nderit në Gjirokastër drejtuesit e të cilit kanë qenë prezent në spektaklin e dhuruar në sallën e Kinoteatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër. Kjo është dita e dytë e koncertit të ansamblit italian, pasi një ditë më parë në Apoloni.
“Muzika italiane në historinë e kinemasë” ka qenë tabloja artistike që është shfaqur mbrëmjen e djeshme duke evokuar kolonat zanore të filmave më të arrirë artistikisht nga ana e autorëve italianë kryesisht regjisorë dhe kompozitorë të këtyre filmave ndër vite. Orkeestra BELLINI ka dhuruar spektakël të vërtetë pasi pas kaq shumë vitesh, një formacion i tillë orkestral klasik jep shfaqje në Gjirokastër.
E me këtë rast, instrumentistët virtuozë italianë, zgjodhën të dhuronin spektakël për artdashësit gjirokastritë, kolonat zanore të filmave që kanë fituar çmimet OSCAR, si “Na ishte një herë Amerika”, “Aromë gruaje”, “Kumbari” etj të cilat kanë qenë kompozime të muzikantëve italianë me famë botërore si Nikolo Piovani, Nino Rota, Ennio Morikone etj. Drejtuesi i orkestrës italiane Aldo Ferrante, ka ndarë emocionet pas shfaqjes duke qenë i impresionuar nga duartrokitjet e publikut.
Koncerti i mbrëmjes së djeshme u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë së bashku me Bashkinë Gjirokastër dhe Konsullatën Italiane të Nderit në Gjirokastër me rastin e ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 5075
Lajme të tjera
-
S'u dha pagat, dy indianët kallëzojnë në polici pronarin gjirokastrit
30 Nëntor, 11:59
-
FOTO nga ura e re në Përmet, Rama: Lidh disa fshatra që kanë qenë të izoluar, futen në ‘hartën turistike’
30 Nëntor, 09:59
-
Radhë kilometrike në pikën kufitare Kakavijë, makinat në pritje për të hyrë në Shqipëri! Pala greke punon me dy sportele
29 Nëntor, 18:23
-
Zi në familjen e ish-deputetit, vajza e Vangjel Tavos ndërron jetë në moshën 24 vjeçare
28 Nëntor, 22:34
-
VIDEO/ Rreth Gjirokastrës, qytetit të gurtë që të mbërthen me magjinë e vet! 18 vjet në UNESCO
27 Nëntor, 18:25
-
Gjirokastra dhe Korça, mes rajoneve me rënien më të madhe të shtesës natyrore të popullsisë në Europë
27 Nëntor, 15:13
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë, kryebashkiaku i Gjirokastrës: T’i bashkohemi këtij manifestimi kombëtar
25 Nëntor, 09:58
-
Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u aksidentua, arrestohet administratori i Njësisë Çarçovë në Përmet
24 Nëntor, 10:34
-
Përjetimet si gjyshe dhe sekreti i formave perfekte, Antonela Lena rrëfehet për ‘Një nga ne’: Mbaj regjim strikt dhe bëj palestër prej 10 vitesh
22 Nëntor, 21:25
-
Lagështi në banesa, pikojnë çatitë e pallateve të vjetra në Memaliaj! Bashkia s’paguan firmën, ndërpriten punimet
22 Nëntor, 17:58
-
'The Guardian': Banjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë
18 Nëntor, 16:08
-
‘Tempulli’/ Shiste kanabis afër shkollave, vihet nën hetim 18-vjeçari në Tepelenë
17 Nëntor, 11:08