Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut është në ditët e fundit të shtatzënisë. Dyshja e famshme janë në pritje të një djali dhe duken mjaft të entuziazmuar.

Ndërkohë që edhe pak ditë kanë mbetur nga lindja e vogëlushit, Ajola është fotografuar me barkun e fryrë, teksa ishte e veshur me një fustan të zi, në një event në Tepelenë.

Gruaja e Kryebashkiakut Veliaj,  Ajola Xoxa 

Xoxa u martua me Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në vitin 2014 në një ceremoni në Kalanë e Gjirokastrës. Dyshja e famshme ju betuan njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme përpara miqve dhe familjarëve të tyre.