'Në Durrës u shtua listë e re', Xhaferraj për akuzat e Shehaj: Një listë vjen nga Tirana me anëtarët dhe lista e dytë me emrat që votojnë me kartë anëtarësie
Redaksia 13 Qershor 2021, 13:02 | Përditesimi: 13 Qershor 2021, 13:35
Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferraj i është përgjigjur akuzave të kandidatit Agron Shehaj se në Durrës ka dy lista votuesish, Xhaferraj shprehet se ka dy lista, një që ka ardhur nga Tirana me 2900 anëtarët e PD dhe lista tjetër është ajo e emrave që mund të votojnë me kartën e anëtarësisë, të cilët lejohen të votojnë me kartë. Xhaferraj tha se këto demokratë që votojnë me kartën e anëtarësisë janë në një listë të veçantë. Xhaferraj tha se atyre u fotokopjohet karta dhe se procesi është zhvilluar i rregullt deri tani.
"I gjithë procesi ka qenë model me një standard europian demokracie, është vlerë për PD dhe shoqërinë shqiptare, edhe dita sotme ka qenë model. E pash prononcimin e Shehjat dhe pyeta përfaqësuesit e tij këtu të tij, por pretendimi i tij nuk qëndron. Janë dy lista e vërtet, por njëra është ajo e ardhur nga Tirana dhe tjera ka të bëjë në bazë të udhëzimeve është lista e atyre anëtarëve që votojnë me kartë dhe emrat e tyre futen në këtë listë shtesë. Është lista me 2900 e ca anëtarë që vjen nga Tirana dhe lista me ata që kanë kartën e anëtarësisë por që kanë kohë që nuk janë aktiv . Komisioni fotokopjon kartën e anëtarësisë dhe është tërësisht i integruar në proces të rregullt", tha Xhaferraj.
Agron Shehaj tha se në Durrës është shtuar një listë e re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë.