ELBASAN-Një familje, vjehrri, vjehrra dhe djali kanë rrahur familjarisht nusen. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, pasi nusja kishte ofenduar vjehrrën pas një debati. Babë e bir janë arrestuar, ndërsa nëna e djalit, vjehrra e nuses është proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë G.I. 50 vjeç dhe H.I. 26 vjeç, (at e bir) banues në Elbasan, ndërsa A.I. 46 vjeçe u procedua në gjendje të lirë.

Sipas policisë tre personat në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtruan dhunë fizike duke goditur me sende të forta nusen 25-vjeçe, e cila ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se u sinjalizua nga qytetarët dhe arriti në kohë duke arrestuar dhunuesit në flagrancë.