Tirane- Teksa besimtarët myslimanë kanë hyrë në muajin e Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama bisedoi me myftiun e sapo-zgjedhur të Tiranës Bilal Teqja për rëndësinë që agjërimi ka.
“Nëse e mendojmë besimin islam si një ndërtesë të bukur, ajo mbahet në 5 shtylla. E para, është fjala. Katër të tjera janë vepra, agjërimi, falja, axhi, zekati. Nga të gjithë adhurimet, agjërimi i Ramazanit është më interior, sepse kultivon sinqeritet, kultivon shpirtin e njeriut, që përmbledh kodet morale që ka njeriu në jetë. Është momenti më i mirë për të kuptuar se çfarë vlerash ke ti si njeri, çfarë mund të rregullosh, çfarë mund të japësh më shumë” tha Teqja
Në episodin e 8, të sezonit të 3-të të podcastit Flasim, Rama dhe Myftiu I Tiranës u ndalën edhe te rendësia e leximit në islam.
Boja e shkrimit të nxënësit është më e shenjtë se gjaku i martirit. Në emër të Zotit, lexo!’ tha Rama
“Dija është pikënisja e gjithçkaje” u shpreh Imami.
Teqja rrëfeu si iu përkushtua besimit islam, që nga hera e parë kur hyri në xhami në moshën 12-vjeçare dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve në shkollat fetare.
Lajmi kryesor: