Sali Berishën e pyetën për rritjen e biletave të transportit urban Kamëz-Tiranë, ku demokratët bashkuan votat me socialistët dhe votuan pro kërkesës së kompanisë “Shpresa-AL”.
Berisha tha se po e shqyrtojnë problemin dhe se është i informuar për këtë çështje që prek qytetarët që frekuentojnë këtë linjë.
Por ai e justifikoi veten, duke thënë se kompania ka ndryshuar mjetet e saj të transportit, të cilat, sipas tij, janë më moderne.
"Do ta shqyrtojmë përsëri problemin. Jam informuar për atë që ka ndodhur. Kompania ka ndryshuar mjetet e transportit, ka blerë mjete më moderne dhe mbi këtë bazë, nëse nuk gabohem, do të jemi më të informuar dhe do të reagojmë", tha Berisha.
Bileta e transportit publik Kamëz-Tiranë, që nga 1 nëntori, kushton 50 lekë, nga 40 lekë që ishte më parë, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14,000 lekë nga 12,000 lekë.
Komente












