Në fshatin Çerem të Tropojës rikthehet energjia elektrike pas 3 dekadash
Foto nga fshati Çerem i Tropojës
Në fshatin Çerem të Tropojës OSHEE zka bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike pas 30 viteve mungesë.
Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi ka bërë publik lajmin duke sjellë edhe pamje nga fshati.
Rikthimi i energjisë në fshat është festuar edhe nga një pjesë e banorëve të cilët janë mbledhur me veshje popullore të zonës.
Përmes pamjeve u vu re se ata nuk ishin të pajisur me mjete mbrojtëse si maska dhe doreza, të cilat duhet të jetë në domosdoshme për të reduktuar përhapjen e koronavirusit.
Kryebashkiaku Byberi është shprehur se me moton "Së bashku për Tropojën",do të ketë projekte të tjera që do t'i kthejnë Alpet në një destinacion magjik e fitimprurës për turistë nga vendi dhe e gjithë bota.
"Kjo ditë do të ngelet e shënuar për çdo banor e admirues të bukurive natyrore të fshatit Çerem të Tropojës.
Pas 30 vitesh sot u lidh energjia elektrike.
Personalisht jam shumëfish i lumtur pasi mu dha rasti që pas 5 vite shkëputje nga ky komunitet i mrekullueshëm, të rinis me energji e vullnet projektet e shumta të lëna përgjysëm.
Këtë dhuratë bujare të Zotit tani do të kenë mundësi ta shijojnë banorët e rikthyer të cilët po investojnë e turistët e shumtë që presin ta vizitojnë.
Edhe një herë mirënjohje Kompanisë OSHEE dhe posaçërisht drejtuesve Afrim Hoda e Sami Imeraj dhe gjithë ekipit realizues që në kohë rekord realizuan një investim të domosdoshëm për të cilin askush nuk është kujtuar në 3 dekada.
Mirënjohje të gjithë drejtuesve të institucioneve të Tropojës dhe banorëve të shumtë të Çeremit që ndamë së bashku këtë ditë arritjeje me të vërtetë impresionuese", është shprehur Byberi.

/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 1001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Ilir Demalia në Report Tv: Sali Berisha dha urdhër, SPAK ta nisë punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë vrarë njerëz
26 Mars, 19:24
-
Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë
24 Mars, 18:55
-
Raporti, 60 milionë euro detyrime të ndërsjella mes kompanive publike të energjisë
24 Mars, 14:20
-
Operacioni ‘Kilovati’ në Gjirokastër/ Instalonin matës të energjisë elektrike pa regjistrim, ekzekutohen 16 masa sigurie! Në pranga punonjës dhe ish punonjës të OSHEE
19 Mars, 10:50
-
Zbulohet një shtëpi bari në Laknas/ Arrestohet një punonjës i OSHEE, shoqërohen dhe dy vëllezër
18 Mars, 22:38
-
Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Bajram Curri, arrestohet i riu
13 Mars, 10:16
-
Tropojë/ Goditi me mjet prerës një 45- vjeçar, vetëdorëzohet në polici autori
12 Mars, 09:33
-
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
7 Mars, 21:23
-
Berisha akuzon: Vetëm 10% e energjisë tregtohet, të tjerat në bursën private dhe personale të ‘Lubi Ballukut’!
5 Mars, 20:27
-
Mirditë/ Po shkarkonte shtyllat e drurit nga kamionçina, plagoset rëndë elektricisti i OSHEE-së, e zunë nën vete! Dërgohet te Trauma, nisin hetimet
5 Mars, 16:13
-
Disa zona në Tiranë në ‘black out’ për gati 7 orë, rikthehet energjia elektrike, morën flakë kabujt elektrikë në Shkozë
5 Mars, 14:39
-
Shmangie e fatkeqësive natyrore, 1.3 mln euro do të shpenzohen për rehabilitimin e 5 digave në vend
4 Mars, 19:29