Në garë për hapjen e dosjeve spiunët
e pas vitit ‘91 dhe ata të komunizmit

Në garë për hapjen e dosjeve spiunët<br />e pas vitit ‘91 dhe ata të komunizmit
TIRANË - - Garës për autoritetin që do të hapë dosjet e sigurimit të shtetit i janë bashkuar 13 persona, mes të cilëve evidentohen njerëz që kanë qenë funksionarë të Sigurimit të Shtetit gjatë regjimit komunist, dhe të tjerë që kanë punuar me dekada pranë Shërbimit Informativ Shtetëror gjatë komunizmit. 3 prej tyre janë të tillë. 

...
Kandidatët për anëtarë të Autoritetit për informimin në dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit janë prezantuar sot para Kuvendit, i cili vetëm 5 prej tyre që do t'i japë të drejtën për informimin në lidhje me dosjet sekrete të ish-sigurimit.
 
Kandidatët kanë shpalosur para deputetëve në nënkomisionin e e te Drejtave te Njeriut karrierën e tyre dhe kanë argumentuar përse duan të jenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm që pritet të nisë vendi ynë. Mes tyre ka persona që prej vitesh kanë punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror, ish-të dënuar politik e të internuar, ish-zv/ministra, ushtarakë, juristë e prokurorë. Ka edhe nga ata që evidentojnë fortë faktin se nuk kanë qenë anëtarë partie në asnjë sistem, por edhe nga ata që thonë se edhe pse nuk janë deklaruar kanë qenë anëtar të Partisë Komuniste.

Haqif Gjana është një prej kandidatëve për këtë autoritet, teksa prezantoi veten para komisionit, ai tha: “Kam përfunduar studimet pedagogjike. Kam shërbyer në shërbimin ushtarak. Më pas në Hekurudhën Shqiptare. Nuk kam qenë anëtar partie në asnjë sistem.” 

Por nga verifikimi i të dhënave, Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, ka përpiluar një raport që “Shqiptarja.com” e disponon, Gjana ka punuar në Arkivën Sekrete në Kukës. “Nga verifikimi që i kemi bërë dokumentacionit, të Z.Gjana, na rezulton se ka eksperience pune mbi 10 vjeçare në institucione të ndryshme, ka shërbyer si oficer në “Degën e Punëve të Brendshme nga viti 1971-1977 Kukës”, me detyrën “Shef i Armatimit dhe Municioneve”, si dhe “Arshivën Sekrete” të Punonjësve të Sigurimit të Shtetit e bashkëpunëtorëve të tyre. Në këto kushte duke qenë se Z.Gjana ka qenë punonjës i arshivës së sigurimit të Shtetit në Kukës gjatë periudhës 1971-1977, ka pengesa ligjore për kandidim”,-thuhet në raport. 

Këtë gjë e evidentoi dhe deputeti Pandeli Majko, i cili tha kandidatura e Gjanës nuk mund të miratohej: “Përjashtohet punonjësit e favorizuar nga ish-Shërbimi. Ju keni qenë punonjës i Arkivës Sekrete në Kukës. Ju përjashtoheni nga ky konkurrim.” D

Dy prej kandidatëve të tjerë, Petrit Karabina dhe Altin Hoxha, pranuan se kanë punuar prej vitesh me Shërbimin Informativ Shtetëror në kohën e demokracisë.

Pavarësisht konotacionit të kësaj detyre, ligji nuk i pengon ata të jenë pjesë e garës. 

“Kam qenë punonjës i Shërbimit Informativ në 93-shin. Kam qenë zv/ministër i Mbrojtës në kohën e z. Majko  ministër. Kam qenë i angazhuar tek partia Bashkimi Liberal Demokrat”-tha Petrit Karabina përpara anëtarëve të komisionit të ligjeve. 

Edhe Altin Hoxha i cilësoi vitet e shërbimit në SHISH si eksperiencë e vyer për postin që kandidon.

“Prej 15 vjetësh jam në strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror. Eksperienca besoj është në përputhje me kriteret e kërkuara. Kam aftësi të mjaftueshme në sajë të detyrave drejtuese që kam kryer mirë”-tha Hoxha. 

Sot u prezantuan 11 kanditate pasi mungoi Drita Avdyli e cila do te flase te enjten, ndersa zv.ministrja Gentiana Sula ishte e para qe u zgjodh anetare ne seancen e shkuar te Komisionit te Ligjeve. Burime per Shqiptarja.com jane shprehur me heret se Sula mund te jete kryetare e ketij Autoriteti.
 
Prezantimet e tyre në nënkomisionin e Ligjeve

Vasilika Hysi:  Kandidatët të paraqitin certifikatën e sigurisë. Shërbimi i monitorimit ka shqyrtuar dokumentacionit. 
Durim Grabova: Certifikata e sigurisë nuk mund të merret individualisht. I jam drejtuar departamentit dhe kam marrë përgjigjen se nuk mund të aplikoj në mënyrë individuale. 
Administrata e Kuvendit: Do ta merrni me kërkesë të Kuvendit pasi të keni marrë mbështetjen e 20 deputetëve. 
Durim Grabova: Ç’vlerë ka ky komunikim përpara se të marr firmat e deputetëve mbështetës.
Majko: Ne po bëjmë vlerësim paraprak sipas ligjit. Po ju dëgjojmë publikisht që publiku të kuptojë se kush janë kandidatët për poste të rëndësishme.
Altin Hoxha: Prej 15 vjetësh jam në strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror. Eksperienca besoj është në përputhje me kriteret e kërkuara. Kam aftësi të mjaftueshme në sajë të detyrave drejtuese që kam kryer mirë.
Daut Gumeni (propozim nga shoqatat e ish-të përndjekurve): Në këtë moshë nuk mund të vetë-ofrohesha për detyra të rënda. Jam i nderuar që u kujtuan për mua dhe më propozuan. Gjysmën e jetës sime kam qenë i burgosur. 23 vjet në burg. Kam punuar në arsim më pas dhe në Presidencën e Republikës. Është në dobi të të gjithëve të marrim vesh se çfarë ka ndodhur në të shkuarën tonë. Të mos kemi frikë nga e shkuara. Mbase na del më mirë. 
Dariet Sina: Kam studiuar tre niveli juridike në Athinë. Jam lektor i të drejtave të njeriut
Durim Grabova: Që në moshën 14-vjeçare jam internuar. Për të mirë të familjes sime jam këtu.
Ermira Shtino: Vij nga Ministria e Mirëqënies Sociale, por kam kandiduar personalisht. Kam kryer detyra shtetërore në ministri që prej vitit 1998.
Gjon Fierza: Vij nga Shërbimi Pyjor Shqiptar. Nuk jam i deklaruar, por nuk kam qenë as anëtar i Partisë Komuniste.
Aqif Gjana: Kam përfunduar studimet pedagogjike. Kam shërbyer në shërbimin ushtarak. Më pas në Hekurudhën Shqiptare. Nuk kam qenë anëtar partie në asnjë sistem.
Majko: Përjashtohet punonjësit e favorizuar nga ish-Shërbimi. Ju keni qenë punonjës i Arkivës Sekrete në Kukës. Ju përjashtoheni nga ky konkurrim.
Mariglen Kasmi: Jam larguar me vullnet nga Forcat e Armatosura. Angazhohem për përkushtim në fatin e njerëzve të cilët kanë vuajtur këtë dënim. Ka eksperiencë në arkivistikë.
Majko: Pse jeni larguar nga ushtria?
Kasmi: Jam larguar pa arsye personale familjare. Pa asnjë arsye tjetër.
Majko: Me këtë CV që ke ti? Kush ta solli në majë të hundës aty?
Kasmi: Askush. Po kam menduar për një hap të rëndësishëm në karrierë në fushën e historisë.
Petrit Karabina: Kam qenë punonjës i Shërbimit Informativ në 93-shin. Kam qenë zv/ministër i Mbrojtës në kohën e z. Majko  ministër. Kam qenë i angazhuar tek partia Bashkimi Liberal Demokrat.
Selami Zalla: Jurist, prokuror. Avokat.  Këto janë profesionet e mia në vite. Nuk kam konflikt interesi privat në këtë çështje.
Simon Miraka (nga shoqatat e të drejtave të njeriut): Ky ligj i shërben demokracisë dhe forcimit të të drejtave të njeriut.


Sipas përcaktimeve të ligjit të miratuar më 30 prill 2015, Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, ku dy anëtarë do të propozohen nga Kuvendi, një anëtar i propozuar nga Këshilli i Ministrave, një përfaqësues i propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë, nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputet dhe një përfaqësues i propozuar nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, nga radhët e kandidatëve të mbështetur nga jo më pak se 28 deputetë


hapja e dosjeve

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)