Adnan Xholi, në garë për kreun e SPAK, premton t’i japë zgjidhje statusit të prokurorit, një çështje e ngritur disa herë edhe nga kryeprokurori në ikje Altin Dumani. Xholi tha se në përfundim të mandatit të tyre 9-vjeçar, nuk mund t’i largojnë prokurorët që janë përballur me grupet me të rrezikshme kriminale. Po ashtu, ai tha se duhet të shtohet numri i prokurorëve me qëllim që të arrihen rezultate në një kohë sa më të shpejtë.
“Ti japim zgjidhe statusit të prokurorëve, por deri tani ka ngelur në vesh të shurdhër. Do insistoj bashkë me ju si qeverisje e prokurorëve, që statusi i prokurorit të SPAK të marrë zgjidhje, nuk e them për veten time, kthehem në prokurorinë e përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokuroritë e shkallëve të para, disa prokurori janë të shkrira. Nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar do humbasë. Këto prokurorë janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale dhe çdo lihen në mëshirë të fatit në këto zyra që do shkojnë, do humbasë ekspertiza, memoria e institucionit, për çështje që nuk varen nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe zgjasin me muaj e me vite. Kushdo që të vijë e ka të pamundur të shohë se çfarë bëhet në ato doje, jo të përfaqësojë në gjykim. Do kërkoj shtimin e numrit të prokurorëve të posaçëm. Të mos jemi para standardeve të drejtësisë së mohuar, do duhet të shtohet numri i prokurorëve”, tha Xholi.
Kandidati për kreun e SPAK Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP mbi kërkesën për shtimin e numrit të prokurorëve. Xholi u përgjigj se SPAK është një prokurori elitë dhe nuk mund të merret me çështje të vogla. Ndër të tjera Xholi vuri theksin tek dosjet voluminoze dhe nevoja që të ndiqen deri në mbyllje nga i njëjti prokuror.
“Çështjet në SPAK sidomos cështjet kundër krimit, zgjasin me muaj dhe vite dhe jo pa qëllim kërkova që këto prokurorë që kanë kaq dosje e fashikuj, do duhet të ndiqen po prej tyre. E kemi shprehur që duhen ndryshime në kompetencën lëndore, kjo është prokurori eltitë dhe nuk duhet të merret me cështje të vogla.Përfaqësimin në gjykim e bëjnë prokurorët. Duke ruajtur ekuilibrin mes ndryshimit në kompetencën lëndore dhe shtimin e numrit të prokurorëve do të arriten rezultate në një kohë sa më të shpejtë”, tha Xholi.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- KLP në mbledhje për të zgjedhur kreun e ri të SPAK! Pas Xholit, Musabelliu prezanton platformën: Synoj drejtim të pavarur











