SKRAPAR- Mëngjesin e sotëm është arrestuar në flagrancë Hamit Duro, 44 vjeç, banues në Skrapar. 44-vjeçari u ndalua, pasi ishte në gjendje të dehur dhe ka dëmtuar e qëlluar mjetin e policisë tip “Volkswagen”, i cili ishte i parkuar si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin në komisariat.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës’’, ‘’Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik’’ dhe ‘’Prishja e qetësisë publike’’. 

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

Hamit Duro, 44 vjeç, banues në Skrapar.

Arrestimi i tij u krye pasi i ndodhur në gjendje të dehur ka dëmtuar mjetin e policisë tip Volkswagen, i cili ishte i parkuar si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës’’, ‘’Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik’’ dhe ‘’Prishja e qetësisë publike’’, parashikuar nga nenet 150, 236 dhe 274 të Kodit Penal.