LIBRAZHD- Një 41 vjeçar është arrestuar në Librazhd, pasi në gjendje të dehur ka kërcënuar me thikë vëllain se do ta vriste dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës. Policia e Librazhdit parandaloi një krim në familje, duke kapur personin dhe sekuestruar thikën.
Nuk dihen ende shkaqet se përse personi ka kërcënuar të vëllain dhe ka dhunuar nënën.
Personi V.M. u arrestua në flagrancë për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".