Ushtria ruse njoftoi këtë të dielë se ka pushtuar edhe tre qytete të tjera në Ukrainën lindore, ku ka epërsi ndaj trupave ukrainase, ndërsa ukrainasit, evropianët dhe amerikanët po takohen në Zvicër për të diskutuar planin e Donald Trump. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi kapjen e Petrivske-s në rajonin e Donetskut (lindje), ku po zhvillohet pjesa më e madhe e luftimeve, dhe të Tikhe-s dhe Otradne-s në rajonin e Dnipropetrovskut (qendër-lindje), ku trupat e saj hynë gjatë verës dhe po avancojnë me shpejtësi. Ushtria ukrainase po përballet me vështirësi në front; aktualisht po lufton për të mbajtur disa bastione në frontin lindor dhe ka filluar të tërhiqet në disa zona të veriut dhe jugut të vendit, ku vijat e frontit kishin mbetur të pandryshuara për disa muaj.
Lajmi kryesor:
Samiti në Gjenevë/ BE plan me 24 pika për paqen në Ukrainë! Rubio: Takimi më produktiv! Trump: Asnjë mirënjohje nga Kievi










