Në GKA, çelet eksozita “Lin Delija mes sakrales dhe profanës”

Tiranë, 17 Shtator / ATSH/.- Në kuadër të aktiviteteve kulturore, që po organizohen në pritje të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, në Galerinë Kombëtare të Arteve u përurua sot  ne mbremje , ekspozita e kuruar nga Gjon Radovani, "Lin Delija mes sakrales dhe profanës".
Ekspozita e cila u mbështet nga Ministria e Kulturës, ne  bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Shoqatën Art Union Albania, kishte në përmbajtje të saj te pakten , 145 piktura dhe vizatime  të piktorit  Lin Delija, i cili jetoi dhe krijoi në Antrodoko, pranë Romës.
Kuratori Gjon Radovani në fjalën e çeljes së ekspozites u shpreh se "Piktori Delija ka mjaft paralele që e lidhin dhe me Papën, dhe keto jane paralet e artistiti dhe  besimit françeskan".
"Lindja, ikja, dhe rikthimi i artistit, ashtu sikurse edhe Papa i cili la Italinë për tu rikthyer, në rrugëtimin drejt besimit dhe të vërtetës, është nje tjetër paralele, e cila vjen si pjesë e jetës së piktorit, i cili e meriton të jetë pjesë integrale e këtij vëndi", u  shpreh Radovani në fjalën e tij.
Ai tha se," ekspozita pasqyron njeriun në shëmbëlltyrën e zotit, sipas etydeve, skicave, studimeve, veprave sarkiale, të cilat paraqesin jo vetëm pikturat e njerëzve që ai njihte, por edhe disa prej klerikëve të kohës".
 Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, duke përshëndetur çeljen e ekspozites,tha se  "u magjepsa jo vetëm nga punimet e tij, por edhe nga puna në një kohë rekord e realizuar nga Radovani së bashku me drejtorin e Galerisë Artan Shabani}>
"Kjo ekspozitë magjepse, si dhe çdo aktivitet tjetër në kuader te javës kulturore të vizitës së Papës në vëndin tone, tregon qartë jo vetëm atmosferën e krijuar, por edhe gjëndjen shpirtërore të këtyre ditëve që ne po përjetojmë".
Gjatë ekspozitës e cila  do të qëndrojë e hapur deri më datë 5 Tetor 2014, do të shfaqet edhe një dokumentar i cili flet për jetën e artistit të njohur.
Lin Delija
Lin Delija ka lindur më 3 shkurt të vitit 1926 në qytetin e Shkodrës. Në moshën 10 vjeçare, ai nis të frekuentojë shkollën e Etërve Fançeskanë, ku më vonë do të marrë edhe shtysat e para drejt botës së artit. Më 28 korrik të 1948 ai së bashku me Atë Ambroz Martinin arratisen në Jugosllavi.
Diplomohet pranë shkollës së arteve Herceg Novi, ku aty ai njeh dhe artistin "Kujacic".
Në 1954 ai arratiset drejt Italisë, dhe falë burses së siguruar nga Ernest Koliqi, ai arrin të ndjekë kursin e Amerigo Baroti dhe Mario Mafai. Në prill të vitit 1957 ekspozon pranë galerisë Babuinetta në Romë 23 vepra.
Ne 1959 Diplomohet pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës.
Ai ka organizuar shumë ekspozita gjatë viteve 1961/1994, ku nga të cilat mund të përmëndim "Donne del Vangelo" në galerinë Agostiniane në Romë(1962), "Io Sporone" në Firence(1965), ekspozita e tijë personale në New Yourk, pranë American Hotel(1969), ekspozita në Modena në vitin 1971, si dhe ekspozita e fundit pranë Ambasadës shqiptare në Romë, në vitin 1993/1994.
Ai vdiq në Romë më 9 prill të vitit 1994.
k.m/f.n/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues