TIRANË- Një ditë pasi SPAK e çoi për gjykim nën akuzën për deklarim të rremë të pasurisë, deputeti demokrat Asllan Dogjani gjithçka e quan politike dhe të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama. Nga mbledhja e grupit të PD, Dogjani tha se është vënë në hetim për një banesë, që sipas tij e ka përfituar nga shërbimet që i ka dhënë kompanisë së ndërtimit, por në fakt SPAK e akuzon se e ka paguar 122 mijë euro cash.
“Në lidhje me një ndjekje penale, politike të drejtuar politikisht ndaj meje nga Edi Rama dhe qeveria e tij për shkak se unë në mënyrë të vazhdueshme kamë denoncuar në Kuvend e media korrupsionin dhe krimin e kësaj qeverie. Shkuarja ime në SPAK është bërë për këtë qëllim. Bëhet fjalë për një shtëpi që unë jetoj me 3 fëmijët që nga viti 2006. Bëhet fjalë për një vepër penale mosdeklarimi i pasurisë për shtëpinë time që jetoj që 20 vite në Tiranë bashkë me tre fëmijët. Shikoni se ku ka rënë niveli i SPAK, në vend se të merret me hotelet e vilat e Ramës, e qeveris së tij, me korrupsionin me grabitjen e pronës publike, me Portin e Durrësit”, tha Dogjani.
Dogjani thotë se ndërtuesin e pallatit ku banon, e ka denoncuar për zaptim të pronës publike dhe për këtë ka kërkuar interpelancë edhe me kryeministrin Rama. Sipas tij, ky është një sulm pasi ndërtuesi ka lidhje me një deputet të PS.
“Ndaj meje vetë si deputet i opozitës nis një procedim dhe sa më shpejt ta çojmë pa asnjë lloj prove, në kundërshtim me çdo procedurë. Pse? Sepse unë kam denoncuar pronën publike në mes të kryeqytetit që është grabitur nga ky ndërtues, i cili është dirigjuar nga Rama e Veliaj për të bërë kallëzim në SPAK. Shtëpia është me dokumente dhe një kontratë se si është përfituar shtëpia ime nga shërbimet. Pas, 20 vitesh duke qenë se unë kam kërkuar interpelancë me Ramën pikërisht për këtë pronë, duke qenë se kam denoncuar në SPAK dhe në Prokurori këtë person, duke qenë se ka lidhje me një deputet të PS e kanë dirigjuar për të bërë kallëzim për mosdeklarim të pasurisë”, tha Dogjani.
Tone kritike ka edhe për SPAK, duke thënë se nuk merret me ata që vjedhin pronën publike, e a snuk heton vilat e hotelet e Ramës dhe qeverisë së tij.
“Është sulm politik ndaj deputetëve të opozitës për ta bërë pis opozitën se jemi të gjithë njëlloj. Ne nuk jemi hajdutë, SPAK s’duhet të merret me ata që vjedhin, me ata që grabisin pronën publike. Unë e denoncova në Kuvend që ka grabit pronën, Kadastra ia anulon vendimin e legalizimit se ishte vjedh prona publike, këta me njëherë pa prova ta çojmë në SPAK. Ky është një sulm ndaj deputetit të opozitës, ndaj çdo njeriu që guxon të ngrejë zërin. Mua më motivon më shumë, do denoncoj çdo ditë, s’më ndalojnë dot as Rama dhe aksush për shkak të ngritjes së zërit”, vijoi Dogjani.
Dogjani u mor në mbrojtje edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha, i cili tha se është proces poltik, ndërsa lajmëroi se rastin e Metës do e çojnë në Hagë.
“Nuk ka dyshim që është krejtësisht proces politik. Por tani është bërë botërisht e njohur që ky institucion dhe drejtësia është një armë politike në duart e diktaturës. E tillë është rasti yt, i tillë dhe shumë i rëndë është rasti ndaj Ervin Salianjit, rast të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty vetëm se guxoi të denoncojë mafien, të kryejë detyrën e tij, misionin e tij si deputet. I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike", tha Berisha.
SPAK dërgoi më 3 dhjetor për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani duke e akuzuar për deklarim të rremë pasurie. Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.
Politikani eshte i pari qe duhet te respektoje ligjin, pse ti duhet te besh perjashtim? Se je politikan? Na plasi menderi, nqs se ke bere shkelje, shko e jep hesap, nqs nuk te pelqen mos u paraqit ne SPAK, behu Saliu2 e hip ne maje te minares e llomotit nga qielli. Pastaj mos u tremb, se shefi yt ka thene qe SPAK-u skap. Bej si thote Iliri, me qetesi e dashuri.
PërgjigjuU bone milioner në Shkodër mo byth qi**! PS të hoqi për hajdut dhe PDja e krimit dhe hajdutëve e mori në gjirin e sajë dhe e boni deputet.
PërgjigjuIke o Dogjani A, u fute në radhë do takosh Liken Spiunin, Salijan Gridaren, Fatmir Eli Fara e plotë të tjerë, kape mirë Sapunin.
Përgjigju