Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo përcolli mesazhin e urimit për qytetarët e Himarës.

Atje ku babagjyshi mbërrin nga deti.

Ejani e të festojmë së bashku”, u shpreh kryebashkiaku.

Përmes një postimi në facebook Tavo zbulon dhe aktivitetet festive dhe fton qytetarët të festojnë në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, ditën e shpresës e gëzimit.

Një maratonë festive që nis në orën 10:00 me paradën e babagjyshëve e kulmon në koncertin e madh në orën 18:00

Ndër aktivitetet e parashikuara është edhe Oda Himarjote, ku parashikohet mbajtja e panairit të artizanatit, poçerisë dhe kulinarisë.